Gasperini ve ne loje Gosens? “Robin perseri te Atalanta? Eshte mire tek Inter, atje po luan me…”
Diten e djeshme, pas humbjes se Atalantes ne ndeshjen Atalanta-Lazio, Gasperini ka folur edhe per nje lojtar te Interit.
Ai eshte pyetur per Robin Gosens, ish-lojtarin e Atalantes qe eshte transferuar dimrin e kaluar pikerisht tek Inter.
Por ne fjalet e Gasperinit, duket se ka pasur nje doze ironie dhe ne nje fare menyre ai ka vene ne loje gjermanin.
Keto kane qene fjalet e tij: “Kam degjuar per zerat per nje rikthim te tij tek Atalanta por me duhet ta mohoj dicka te tille”.
“A e dua mbrapsht? Jo, sepse eshte mire tek Interi, me fanellen zikalter dhe ai tani po luan edhe me vazhdimesi”.
“Shpresojme qe te marre sa me shume gezime me skuadren e tij te re, gezime qe nuk i ka marre dot ne keto muaj”.
“Por per momentin Atalanta eshte mire ne krahun e majte, ne kemi lojtare qe po bejne shume mire ne ate rol”.
Keto kane qene fjalet e Gasperinit ku nuk ka munguar edhe ironia sepse Gosens nuk ka marre aspak minuta me vazhdimesi tek Inter.