Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Pogba del hapur: ja si ka reaguar ai pasi mori vesh mundesine e transferimit tek Interi

Pogba del hapur: ja si ka reaguar ai pasi mori vesh mundesine e transferimit tek Interi
Inter Club Staff

Pogba tek Interi nuk duket tashme vetem nje ze banal merkatoje edhe pse ne fillim u duk si nje thashethem i thjeshte. 

Lajmet e fundit per nje te ardhme si zikalter te mesfushorit francez po vazhdojne te behen shume te shpeshta.

Dje per kete gje ka folur gjate edhe editorialisti i njohur Enzo Bucchioni i cili tha se kishte te dhena dhe se kishte marre vesh nga burime shume afer Raioles dhe lojtarit se ky operacion ka gjasa qe te behet.

Per kete ka folur sot edhe Tuttomercatoweb.com ne Itali qe tregon edhe se ka pasur nje reagim pozitiv nga Paul Pogba per kete hipoteze.

“Pogba tek Interi mund te behet me te vertete goditja e madhe e veres ne Itali por edhe ne te gjithe Europen.”

“Konfirmimi ka ardhur dje me Manchester United qe ka bere qe te mos aplikoje rinovimin automatik te kontrates se lojtarit qe do te jete ne skadence ne veren e 2021.”

“Nje tregues i forte ky se te ardhme ne Manchester per Pogba nuk ka. Nderkohe, per raportet Raiola-Marotta nuk ka nevoje te flasim sepse dihen tashme prej kohesh.”

“Por ka edhe dicka tjeter: sipas burimeve afer lojtarit, ai ka reaguar shume pozitivisht per mundesine e rikthimit ne Itali dhe transferimit tek Interi.”

“Aty do te gjente drejtuesin qe e mori nga Anglia (Marotten) dhe tranjerin qe e beri ate qe eshte sot duke besuar tek ai qe ne hapat e pare te karrieres si profesionist, Antonio Conte.”

“Per te bere realitet kete transferim, ai do te ishte i gatshem te ulte dhe pretendimet e tij per rroge por jo ne shifra shume te ulta.”

“Thjeshte do te ndihmonte qe ky operacion te kryej dhe ka siguruar qe nuk ka asnje problem per te te transferohet ne Milano ku do te gjente edhe nje mik te mire si Romelu Lukaku.”

Nderkohe Raiola po mundohet te rregulloje terrenin per ta bere kete transferim nje realitet duke qene se klienti i tij po vuan shume tek Manchester United.

Mino Raiola e deshiron kete operacion edhe per nje arsye tjeter: deshiron te afrohet me familjen Zhang me cdo kusht sepse ka nuhatur fuqine e tyre ekonomike.

Ai me Interin nuk kryen operacione qe nga viti 2010 ku per shkak te presioneve per Mario Balotellin, Interi e ka fshire totalisht nga cdo operacion qe prej asaj kohe ate dhe te asistuarit nga ai.

Por me ardhjen e Marottes tashme duket se gjerat kane ndryshuar edhe pse ai ende nuk shihet me sy te mire nga drejtuesit e tjere si Ausilio dhe Zanetti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.