Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur i habit te gjithe: “Tek Inter dikush i ka bere nje ‘puc’ Inzaghit: nje dite para ndeshjes me Barcen kane…”

Gazetari i njohur i habit te gjithe: “Tek Inter dikush i ka bere nje ‘puc’ Inzaghit: nje dite para ndeshjes me Barcen kane…”
Inter Club Staff

Me sa duket, diten e sotme fjale shume te ashpra jane publikuar nga gazetari i njohur Michele Criscitiello, qe eshte edhe drejtor i Sport Italia.

Ai ka folur per disa zera te dale javen e kaluar, pak ore perpara Inter-Barcelona. Keshtu, me poshte shkrimi i tij per TMW.

“Me duket se Simones tek Inter i kane bere nje ‘puc’ te vogel por qe ka deshtuar. Nuk e di kush e ka organizuar, por me siguri nga dikush me fuqi tek Inter”.

“Nga dikush qe nuk ka pasur besim se Simone nuk do te fitonte dot me Barcelonen. E mbani mend javen e kaluar nje dite perpara Inter-Barcelona?”

“Doli lajmi se kishte qene Inzaghi ai qe nuk e kishte dashur Dybala tek Inter, kishte qene Inzaghi qe i kishte thene jo argjentinasit per te mbajtur Correan”.

“Nje vendim shume i gabuar mbase, shume. Por me shume se sa te gjenden faje te tranjeri, duhet shkuar disa kate me lart”.

“Nese Simone komandon kaq shume sa paska forcen per te thene jo per nje si Dybala do te thote se klubi eshte i dobet ose mungon fare ne vendim marrje”.

“Por duke qene se nuk eshte aspak keshtu, dhe e dime qe te gjithe si ka shkuar historia per Dybala dhe Bremer…”

“Inter ka fjetur gjate dhe ne fund nuk ka pasur fuqine ekonomike. Stop. Inzaghi mund te kete faje sepse nuk ka vene direkt ne pankine Handanovic, po”.

“Ky mund te jete faji i tij. Por edhe per kete ka faje klubi qe ne vend ti zgjidhe problemet, i ka shtuar nje tjeter duke rinovuar me Handanovic”.

“Sepse nje tranjer qe duhet te mendoje per te menaxhuar mire grupin, si mund te heqe kapitenin nga fusha e lojes?”

“Pastaj vjen Onana, qe eshte nje me i mire se Handanovic, por kjo vetem shkakton probleme ne teresi me grupin, nuk jep qetesi”.

“Sot tranjeri mendon per fushen dhe per dhomen e zhveshjes nuk po mendon me shume ne menyre te drejte, prandaj edhe po aktivizon edhe Onana”.

“Por nese dy lojtare ne mbrojtje nga tre po luajne me Interin ne skadence kontrate, nuk eshte per faj te tranjerit normalisht”.

“Eshte per faj te atyre qe lane te largohet Perisic dhe moren nje si Gosens, qe per te cilin Inzaghi ka qene dakord, por Inzaghi nuk eshte nje zbulues talentesh dhe drejtor merkatoje”.

“Prandaj, ne momentin kur dikush u mundua qe te nxirte Inzaghin si fajtor per Dybala, emrin e te cilit nuk e dime, Inzaghi me fakte mundi Barcelonen, pa Brozovic dhe Lukaku, me nje Lautaro ne 30% te formes per shkak te nje demtimi.”

“Prandaj, Inzaghi ka faje plot, por te mos i shtojme edhe fajet e te tjereve sepse nuk e meriton aspak…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.