Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

866 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian e pranon: “Inter, Inzaghi ka pasur te drejte: kam pare me kujdes kunder Viktorias…”

Gazetari i njohur italian e pranon: “Inter, Inzaghi ka pasur te drejte: kam pare me kujdes kunder Viktorias…”
Inter Club Staff

Paolo Condò, gazetar dhe ekspert i futbollit italian, ka qene i ftuar diten e djeshme ne studiot e Sky Sport Italia.

Ai me se shumti eshte ndalur te ndeshja e fituar nga Interi, dhe ka bere nje “mea culpa” per Simone Inzaghin dhe merkaton.

“Kane luajtur te gjithe nje ndeshje shume te mire. Lojtari qe kam pare me kujdes te vecante ka qene Acerbi”.

“Ai eshte rikthyer te luaje pas shume kohesh. Ne fushen e lojes pas rreth tre muajsh ku eshte vetem stervitur, pa luajtur asnje ndeshje”.

“Inzaghi e kishte studiuar aq shume kundershtarin dhe e kishte kuptuar qe kategoria e tyre ishte me e ulet se ajo e Interit”.

“E kishte studiuar ne ate pike sa vendosi te lere pushim njerez si Lautaro apo edhe te tjere ne mesfushe per ndeshjen me Udinesen”.

“Kur pashe formacionin kisha pak frike, por Inzaghi ka pasur te drejte: ky Inter i hedhur ne fushe ishte i mjaftueshem per te mundur Plzen”.

“Por ai ka pasur te drejte edhe per Acerbin. Eshte nje lojtar qe mund te kombinohet shume mire me mungesen e De Vrij”.

“Pastaj, eshte nje rezultat qe Interit sido qe te shkoje, i jep nje bilete per ne Europa League. Me Conten as ate nuk e kapen dot”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.