Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,002 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – “Familja Zhang ka firmosur mandatin per shitjen e Interit: ja detajet. Tani pritet te…”

E FUNDIT – “Familja Zhang ka firmosur mandatin per shitjen e Interit: ja detajet. Tani pritet te…”
Inter Club Staff

Me sa duket, per te ardhmen e Interit, mund te kemi te reja shume shpejt dhe per kete ka folur sot Fabrizio Biasin.

Ndryshe nga burimet e tjera, Biasin eshte nje nga ata gazetare qe ndodhet shume prane ceshtjeve ne shtepine zikalter.

Prandaj, fjalet e tij sot, kane nje peshe tjeter ne krahasim me ato te Sport Italia pak dite me pare, apo lajmeve ne te kaluaren.

Por cfare ka thene Biasin? Ne fakt, behet fjale per nje lajm teper te rendesishem, sepse sipas tij, familja Zhang ka firmosur nje mandat per shitjen e klubit.

Keto kane qene fjalet e Biasin:

“Familja Zhang i ka firmosur nje mandat Goldman Sachs per shitjen e Interit. Kerkesa fillestare eshte 1.2 miliarde euro”.

“Kjo nuk do te thote se bleresit do te vine “neser”, por eshte e vertete kjo gje dhe procesi sapo ka filluar”, ka thene ai.

Keshtu, ky konfirmim i Biasin eshte nje nder me te rendesishmit te koheve te fundit dhe Zhang mund te jete ne muajt e tij te fundit ne Milano.

Ne kete moment, normalisht qe ai po shpreson per nje oferte tek 1.1 apo 1.2 miliarde euro, si nje menyre per te rifituar nje pjese te rendesishme te parave qe familja Zhang ka shpenzuar gjate qendrimit ne krye te Interit.

CFARE DO TE THOTE KY MANDAT I FIRMOSUR ME GOLDMAN SACHS?

“Kur nje kompani apo shoqeri firmos nje mandat te tille, ne nje fare menyre zyrtarizohet se klubi eshte ne shitje”.

“Ky eshte momenti kur shoqeria ndermjetesuese financiare qe ne kete mes eshte Goldman Sachs, fillon kerkimin per investitore te rendesishem te interesuar”.

“Normalisht, ne fund te procesit, nje shume e rendesishme e operacionit perfitohet edhe nga Goldman Sanchs, dhe prandaj ata jane ne kerkim te ofruesit me te larte zakonisht”.

“Kjo gje do te ndodhe edhe me Interin, ku eshte bere nje plan i perpiluar dhe nje vleresim i thelle i vleres totale qe ka klubi”.

“Normalisht, tani mund te kemi te reja shume shpejt. Ky mandat tregon shume edhe per te ardhmen e Zhang qe tashme pritet te jete larg Milanos brenda pak muajsh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.