Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

700 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian teper i ashper: “Po qesh me te gjithe ju pas ndeshjes se Eriksen sepse…”

Gazetari i njohur italian teper i ashper: “Po qesh me te gjithe ju pas ndeshjes se Eriksen sepse…”
Inter Club Staff

Gazetari i njohur i futbollit italian, Tancredi Palmeri ka komentuar paraqitjen e Christian Eriksen diten e djeshme ndaj Sampdorias.

Interi u rikthye te luante ne San Siro pas me shume se 100 ditesh dhe zikalterit e nisen gjithcka me nje fitore 2-1.

Golat u shenuan nga Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku, por ai qe shkelqeu me shume ishte pikerisht danezi i Interit.

Ai ishte nder me te miret ne fushe (per te mos thene me i miri). Eriksen keshtu gjate lockdown ka punuar aq fort sa tashme nuk ka me asnje diference me shoket e skuadres por duket edhe goxha i futur edhe ne skemat e Contes.

Nderkohe, keto kane qene fjalet e Palmierit i cili ka sulmuar keshtu ne menyre teper te ashper te gjithe ata qe kane kritikuar danezin.

“A e dini sa po qesh pasi kam pare se si ka luajtur Christian Eriksen ndaj Sampdorias diten e sotme?”

“Pastaj nese llogaris edhe lojen e tij kunder Napolit dhe nese ve ne peshore edhe paraqitjet e tij ne muajin shkurt.”

“Por a e dini pse po qesh? Qesh sepse ata qe komentojne ne futbollin italian e tregojne se jane totalisht injorante per sa i perket futbollit nderkombetar.”

“Si mund te vihet ne dyshim nje lojtar me cilesite dhe vleren e Christian Eriksen? Sa per te qeshur…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.