Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

4,518 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian vjell vrer: “Perse nuk ankohet askush per ate qe ndodhi dje me Interin? Nuk eshte e drejte qe…”

Gazetari i njohur italian vjell vrer: “Perse nuk ankohet askush per ate qe ndodhi dje me Interin? Nuk eshte e drejte qe…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, gazetari i njohur italian, Mario Sconcerti, ka vjelle vrer ndaj Interit dhe ndaj menyres se si luhen ndeshjet ne Itali.

Keto kane qene fjalet e tij: “Flasim te gjithe per nje kampionat te ekuilibruar, por nuk respektohen kurre bazat e ekuilibrit.”

“Perse te gjitha skuadrat qe luftojne per Scudetto nuk luajne ne te njejtin orar? Nuk eshte nje faktor deciziv, por eshte nje faktor.”

Kjo eshte polemika e dites sipas Sconcertit qe vazhdon edhe me tej: “Milani per here te dyte brenda nje jave duhet te luaje me detyrimin per te fituar.”

“Pse ndodh kjo gje? Perse nuk ankohet askush per ate qe ndodhi dje me Interin? Nuk eshte e drejte qe ata te luajne perpara dhe me pas te tjeret duhet te fitojne patjeter.”

“Mbase nuk humbet nje kampionat vetem per kete gje, por detyra e te gjitheve eshte te vendosim skuadrat ne menyre te drejte perballe njera-tjetres.”

“Duhet te kene te gjitha te njejten mundesi, te njejtin orar, te njejtin mot, te luajne ne te njejten kohe mbi te gjitha.”

“Sot flasim ende per ate karton te kuq qe Pjanic nuk ka marre ndaj Interit qe shume mendojne se ka vendosur nje kampionat por sa ndryshon ai karton i kuq nga orari i ndryshem i ndeshjeve? Duhet bere dicka. Duhet te ankohet dikush. Nga tani e tutje duhet te luajne te gjithe ne te njejtin orar.”

Keshtu eshte shprehur Mario Sconcerti i cili me siguri ka harruar javet e tera kur Interi luante pas Milanit apo Napolit…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.