Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,411 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spezia-Inter, Thiago Motta flet qe tani: “Do kemi perballe nje super skuader. Kush e fiton Scudetton? Shpresoj…”

Spezia-Inter, Thiago Motta flet qe tani: “Do kemi perballe nje super skuader. Kush e fiton Scudetton? Shpresoj…”
Inter Club Staff

I intervistuar per DAZN, tekniku i Spezias, Thiago Motta ka analizuar keshtu ndeshjen e barazuar kunder Empolit.

“Nje ndeshje e luajtur mire, jo e thjeshte. Kemi interpretuar shume mire kete ndeshje por ka pasur disa raste qe duhet te ishin shfrytezuar me mire.”

“Pika e sotme eshte shume pozitive sidomos nese shohim edhe ndeshjen e luajtur. Me ka pelqyer skuadra.”

“Ne te kaluaren kemi fituar dhe me pas kemi humbur direkt. Por kesaj radhe kemi menaxhuar mire dhe jam i lumtur per skuadren.”

A mungon gjithmone e me pak per shpetimin ne Serie A?

“Mendoj per ndeshjen e radhes. Do te jemi perballe nje skuadre qe lufton per Scudetto, qe eshte ne krye.”

“Me Interin do te jete nje stimul me shume. E rendesishme eshte qe te arrijme ne kete ndeshje te pergatitur per tu perballur me nje skuader te madhe.”

Scudetto? Kush e fiton?

“Ne fakt nuk e kam idene. Nuk humbas kohe per te menduar per kete. Une shpresoj qe Scudetton ta fitoje skuadra me e mire natyrisht…”

“Ne do te vazhdojme te luftojme per kampionatin tone. Do te vazhdojme per te shpetuar dhe per te qendruar ne Serie A.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.