Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,165 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari italian shume i ashper: “Inter nuk meriton asnje kritike tani, por me thoni si ka mundesi qe Handanovic…”

Gazetari italian shume i ashper: “Inter nuk meriton asnje kritike tani, por me thoni si ka mundesi qe Handanovic…”
Inter Club Staff

Inter ka humbur diten e djeshme nje ndeshje miqesore ndaj Villareal dhe normalisht sot ka qene tema e dites pikerisht kjo nga mediat italiane.

Por duket se ka edhe nga ata gazetare qe mendojne se rezultati i djeshem nuk do te thote asgje per sa i perket sezonit.

Njeri prej tyre eshte Fabio Ravezzani qe ndersa ka thene se Inter nuk meriton asnje kritike sepse nuk eshte koha per kritika, ai eshte ndalur te Handanovic.

Ai ka perdorur fjale teper te renda per portierin e Interit dhe per kete gje ka bere me faj ne nje menyre edhe tranjerin e Interit, Simone Inzaghi.

“Inter ka marre kater gola ne nje miqesore. Por nuk e kam pare dhe nuk e gjykoj dot, do te ishte e kote kjo gje”.

“Pastaj, nuk ka vend per kritika sepse jemi ne mesin e gushtit. Kritikat do te fillojne vetem pas disa ditesh, ne Serie A”.

“Por nje Inter qe peson kater gola ben lajm gjithesesi. Mbase per kete gje flitet kaq shume edhe nje dite mbrapa”.

“Por une nuk kuptoj dicka. Inter ka blere Onana dhe ne porte ne miqesore luan per 90 minuta me Handanovic? Nese ai ka pasur probleme vjet, per cfare eshte blere Onana? Problemi duket se po vazhdon sepse golat i pashe. Si ka mundesi qe ende titullar shihet nje si Handanovic? Me gjithe respektin per historine e tij tek Inter”, ka thene ai per Radio Radio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.