Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

289 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “A e dini paktin e heshtur qe kane bere lojtaret e Interit? Gjithcka nis qe aty: ja detajet.”

Gazzetta: “A e dini paktin e heshtur qe kane bere lojtaret e Interit? Gjithcka nis qe aty: ja detajet.”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport ka analizuar ne dhjete pika te ndryshme duelin ndermjet Interit dhe Milanit.

Gjithcka nis nga menyra se si Interi eshte shume solide: “Inter ka humbur vetem nje ndeshje ne 26 ndeshjet e fundit te kampionatit.”

“Me Juventusin, vetem pasi kishte fituar kampionatin dhe te gjithe e dine se si shkoi rrjedha e asaj ndeshje.”

“Nderkohe Milani shihet me perpara per sa i perket identitetit taktik, edhe pse Pioli ka shume kohe ne pankine ndersa Inzaghi sapo ka arritur.”

“Te dy ata ne cdo rast duken ne kontroll te plote te grupit. Nese kalojme te mbrojtja e Interit, shohim se kemi te bejme me nje bunker te pathyeshem:

“Ne keto kater ndeshje te para bunkeri Skriniar-De Vrij-Bastoni eshte mbrojtja qe ka pesuar me pak gjuajtje ne porte.”

“Nderkohe, shume rini ne mesfushe me Barella tek Interi dhe Tonali tek Milani qe kane qene protagoniste te dy.”

“Pastaj ka kohe edhe per fantazi: me shume te Milani, qe presin Ibrahimovic nderkohe tek zikalterit besojne me shume te forca se sa te dribbling.”

“Nese fantazia dhe kreativiteti eshte nga ana e Milanit, golat e shenuar per ore jane nga ana e Interit.”

“Zikalterit kane sulmin me te mire me 15 gola te shenuar dhe qe eshte nje shifer qe shkon pothuajse sa dyfishi i Milanit.”

“Perqindja e shenimit tek Interi eshte 25.9% ndersa e dyta vjen shume pas dhe eshte Lazio me 17.7%.”

“Dzeko dhe Lautaro kane nga tre gola per koke dhe duket sikur luajne mire. Correa dhe Sanchez jane gati per te luajtur, por kane karakteristika te ndryshme nga ata dhe mund te futen per te ndihmuar ne cdo rast.”

“Pastaj vihet re se qendra e lojes tek Interi eshte ngritur shume dhe nuk eshte me prapa si ne kohen e Contes.”

“Kujdes pastaj edhe nga pakti i hekurt qe po respektohet tek Interi: eshte nje pakt i heshtur ndermjet lojtareve te Interit.

“Sapo nga zikalterit eshte larguar Conte, Lukaku dhe Hakimi, lojtaret jane mbledhur dhe kane cementuar nje pakt.”

“Le te tregojme se Interi jemi ne, mund te fitojme sepse kampionati vjet nuk u fitua nga asnje individ por nga e gjithe skuadra.”

“Qe atehere zikalterit kane luajtur vertete shume mire dhe kane larguar edhe te gjitha kritikat e pabaza qe kishin marre.”

“Gjithesesi, Interi dhe Milani nuk e kane nisur aspak si favorite dhe tashme ndodhen bashke me 10 pike, lart skuadres se Allegrit me 8 pike.”

“Kush do e kishte menduar? E pastaj te mos harrojme se te dyja keto skuadra kane humbur shume lojtare te rendesishem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.