Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

524 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Asnje dyshim: Marotta ka ne xhep nje super goditje per Interin. Mund te vije qe ne janar?”

Gazzetta: “Asnje dyshim: Marotta ka ne xhep nje super goditje per Interin. Mund te vije qe ne janar?”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport konfirmon diten e sotme mundesine konkrete qe Ivan Perisic te largohet nga Interi ne fundin e kontrates ne veren e ardhshme.

Kjo eshte nje hipoteze e rendesishme qe lidhet edhe me levizjet e Beppe Marottes ne ditet e fundit per sa i perket merkatos.

“Eshte gati Filip Kostic, 29 vjec, serb, qe ka nje kontrate deri ne 2023 me Eintracht Frankfurt dhe Interi ka bere gati nje oferte prej 10 milione eurosh.”

“Per lojtarin nderkohe ka nje kontrate tre vjecare me 2,5 milione euro plus bonuse ne sezon. Fakti se ka kaq shume detaje do te thote se Interi eshte shume afer tij.”

“Madje, dicka mund te ndodhe qe ne janar, sepse Inter mund ta beje nje tentative per lojtarin qe ne merkaton e dimrit.”

“Gjithcka eshte bere me e thjeshte me kalimin e lojtarit ne menaxhimin e kompanise se agjentit Lucci, qe ka mardhenie te shkelqyera me Marotten dhe Ausilion.”

“Nderkohe, ne te njejten dite qe Perisic ka shenuar me koke me Napolin, Kostic ka perdorur te majten e tij ndaj Friburg.”

“Ai ka gjuajtur nje goditje denimi te hidhur qe ka perfunduar menjehere ne rrjete, nje specialitet i njohur i lojtarit.”

“Duket e cuditshme se si keta dy lojtare kane shenuar ne diferencen e pak oreve nga njeri tjetri dhe se si fati i tyre do te nderthuret.”

“Njeri eshte i destinuar te vije ne Milano, tek Interi, nga Bundesliga dhe tjetri do te largohet nga Interi, e mund te shkoje pikerisht ne Bundeslige.”

“Gjithesesi, nese kthehemi prapa ne kohe, gjermanet kerkonin 10 milione euro plus 3 milione bonuse per te ne vere dhe Lazio shkoi deri ne 10 plus 2 milione.”

“Tani qe lojtari ka nje vit kontrate me pak, kjo shifer mund te jete ulur akoma edhe me shume dhe Interi mund ta marre me 10 milione euro ne total.”

“Nuk jane pak, por nuk jane as shume duke pare se Interi merr keshtu nje lojtar te kompletuar per krahun e majte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.