Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

358 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi apo Higuain? Numrat thone Mauro! Mesatare golash e frikshme nga ana e kapitenit zikalter…

Inter Club Staff

Premium Sport ka pergatitur nje speciale ku ka krahasuar dy argjentinasit e Interit dhe Juventusit.

Higuain grumbullohet, Icardi jo.

Keto jane zgjedhjet e Sampaolit ne prag te dy sfidave miqesore per Argjentinen ne prag te Boterorit.

Edhe pse ne kampionat, rendimenti i Mauritos, duke u bazuar vetem tem numrat, eshte shume here me superior se ai i rivalit.

Ne 24 prezenca, Icardi ka shenuar 22 gola (0,91 mesatarja e golave) ndryshe nga lojtari bardhezi, i cili ka koleksionuar tre ndeshje me shume por eshte me pak vrases (15 gola per te dhe mesatarja 0,55) ne krahasim me Mauriton.

Per me shume, Icardi mund Higuain edhe ne krahasimin me golat e shenuar ndaj 6 klubeve me te forta ne kampionat: zikalteri ka shenuar nje triplete ndaj Milanit dhe nje dopiete ndaj Romes, duke mos shenuar dot ndaj Juventusit, Napolit (ne te dyja ndeshjet) dhe Lazios.

Nderkohe Higuain ka shenuar vetem tre gola: dy kunder Milanit dhe nje kunder Napolit ne ndeshjen e vajtjes.

Nje rendiment ky i Higuain qe ka bindur me shume Sampaolin ta therrase perpara Icardit, i perjashtuar nga tekniku argjentinas po ashtu si Dybala.

Premium Sport ka pergatitur edhe kete grafik per kete krahasim:

icardi

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.