Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

276 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetta, cfare shkrimi per Lautaron: “Madheshtor. Ka bere ate qe ‘shoket’ e tij bejne rendomte, por jo, ai nuk eshte si ata.”

Gazetta, cfare shkrimi per Lautaron: “Madheshtor. Ka bere ate qe ‘shoket’ e tij bejne rendomte, por jo, ai nuk eshte si ata.”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport sot eshte ndalur te Lautaro Martinez dhe te gjesti i tij i mrekullueshem pas golit ndaj Napolit.

Lojtari i Interit ne ate rast nuk ka menduar aspak per festimin e golit, por ka kerkuar direkt falje per tifozet e zikalter.

Sipas te perditshmes italiane, nje gjest te tille, jane te paket lojtaret ne bote qe do e benin dhe Lauti eshte njeri prej tyre.

“Me falni per vonesen, ne te gjitha kuptimet. Me falni edhe nese jane dashur tre luaj qe te fitojme nje ndeshje direkte.”

“Me falni nese ju kam deshperuar per 50 dite. Nese ju kam zhgenjyer me paraqitjet e mia dhe me mungesen e golave.”

“Ka shume ‘me falni’ ne ate gjest te Lautaros pas golit. Ai mund te kishte treguar veshet e medhenj ashtu si bejne shoket e tij pasi kritikohen gjate (tipi i Maguire ne Angli-Shqiperi), por jo, Lautaro nuk eshte i tille.”

“Ai mund te kishte bere edhe ate shenjen e heqjes se pluhurit nga shpatullat, gjest i abuzuar ne boten e futbollit, por as ate nuk e beri.”

“Lautaro zgjodhi te kerkoje falje, i prekur, ndaj tifozeve te tij. Lautaro eshte unik. Ne fillim vuri doren ne zemer dhe me pas e ngriti ne ajer ne drejtim te tifozeve. Me falni vertete, nga zemra. Fjalet jane te teperta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.