Gazzetta, cfare lajmi: “Inter, largohet edhe Bastoni? Po cfare thoni: diten e djeshme ka ndodhur nje…”
Vizita e Tullio Tinti diten e djeshme ka pasur nje motiv teper te rendesishem ne nje dite te mbushur jo me shume lajme pozitive.
Por le te themi se kjo vizite ka qene nje lajm i bukur, sepse ai ka qene aty per te folur per rinovimin e Alessandro Bastonit.
Tashme gjuha e perbashket eshte gjetur dhe marreveshja eshte arritur disa muaj me pare, kur eshte gjetur edhe marreveshja deri ne 2023 me nje rroge te re rreth 4 milione euro ne sezon.
Nderkohe, bisedimet e djeshme kane treguar vullnetin e klubit per te mbyllur keto tratativa ne nje menyre shume te mire.
Mbeten per tu vendosur edhe disa detaje te vogla per sa i perket modalitetit te disa pagesave, por shume shpejt do te vije edhe firma.
Nderkohe, Tinti pritet sot ose neser qe te shkoje perseri ne seline e Interit per te dhene firmen finale per kontraten e Bastonit.
“Bastoni do te sakrifikohet ne kete merkato? Po cfare thoni, ai do te jete nje nga emrat ku Interi do te bazoje te ardhmen e saj.”
“Cdo gje te ben te mendosh se shume shpejt do te zyrtarizohet edhe rinovimi i kontrates se Alessandros me Interin.”
“Klubi deshiron te tregoje sidomos ne nje moment si ky se ka ndermend qe te mbaje bazen e skuadres per te vazhduar perpara me ngulm si kampione e Italise.”
“Nese do te kete sakrifica, atehere Bastoni nuk do te jete nje nder ata sepse ai shihet si e ardhmja Interit dhe e Italise.”