Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

592 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Di Marzio komenton zgjedhjen e lojtarit zikalter per tu larguar ne Serie B: “Po ben levizjen me te mire te mundshme sepse…”

Di Marzio komenton zgjedhjen e lojtarit zikalter per tu larguar ne Serie B: “Po ben levizjen me te mire te mundshme sepse…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Interi eshte shume afer edhe per nje shitje tjeter nga skuadra zikalter qe eshte tejmbushur ne kete moment me lojtare.

Behet fjale per Sebastiano Esposito, i cili me ne fund ka bere zgjedhjen e tij per skuadren ku deshiron te transferohet.

Lojtari ka zgjedhur te kaloje ne huazim tek klubi i SPAL ne Serie B dhe ka zgjedhur keshtu Ferraren si destinacionin e tij te radhes.

Drejtuesit e klubit ferrares nderkohe kane qene dje ne seline e Interit dhe kane mbyllur marreveshjen me Interin per lojtarin e ri.

Nderkohe, deri dje ne darke vone, pasi Interi kishte arritur marreveshjen me SPAL, po pritej pergjigja e djaloshit te Interit.

Ajo ka qene pozitive, mbase edhe per faktin se ne ate klub luan edhe vellai i tij i madh, Salvatore i cili vjet ka luajtur ne Serie B nje sezon te plote.

Nderkohe, Di Marzio ne Sky Sport ka vleresuar pozitivisht kete zgjedhje te lojtarit dhe ka nenvizuar nder te tjera se:

“Eshte nje zgjedhje shume e zgjuar nga ana e Esposito qe mund te transferohej ne nje klub te Serie A, por jo, ai do te shkoje ne Serie B.”

“Me mire te luaje aty titullar, te mesoje se cfare do te thote nje futboll i forte dhe me pas te rikthehet tek Interi si protagonist apo pse jo, edhe ne nje huazim tjeter ne klub te Serie A sezonin e ardhshem. Por ai ka bere hapin e duhur ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.