Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

558 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Inzaghi po mendon per surprizen e madhe ne Liverpool? Nga minuta e pare mund te luaje…”

Gazzetta, cfare lajmi: “Inzaghi po mendon per surprizen e madhe ne Liverpool? Nga minuta e pare mund te luaje…”
Inter Club Staff

Pasi eshte arkivuar ndeshja ndaj Salernitanes, Inter duhet te perqendrohet te rikthimi ne Champions League tashme.

2-0 ne ndeshjen e pare tregon shume se sa e veshtire do te jete kjo ndeshje, por skuadra e Inzaghit do te provoje qe te jape bezdi per skuadren e Reds dhe pse jo, te tentoje nje rekuperim.

Per kete gje ka folur La Gazzetta dello Sport e cila flet gjithashtu per nje surprize te madhe qe mund te ndodhe qe nga minuta e pare.

“Eshte nje ndeshje qe do te ndiqet si spektator nga Barella per shkak te skualifikimit. Por mund te kete nje protagonist te papritur.”

“Inzaghi po mendon vertete per te hedhur nga minuta e pare Gosens, gjermanin qe dje dha assistin e pare me Interin ne prekjen e pare te topit.”

“Gjermani mund te luaje nga minuta e pare mbi te gjitha duke pare problemin qe ka Perisic dhe qe e la jashte ndeshjes se djeshme.”

“Ndaj Salernitanes, ish-lojtari i Atalantes tregoi se pse Inter ka bere mire qe besoi tek ai. E nderkohe ai e festoi assistin si nje gol.”

“Nje tregues i qarte i mentalitetit te lojtarit qe me shume luan per skuadren se sa per lavdine personale. Do te jete nje plus i madh per Interin e ku i dihet, nje plus qe ne ndeshjen ndaj Liverpool.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.