Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

545 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Wesley Snijder zbulon: “Ja kush eshte mesfushori qe me pelqen me shume te ky Inter. Ai po ben shume…”

Wesley Snijder zbulon: “Ja kush eshte mesfushori qe me pelqen me shume te ky Inter. Ai po ben shume…”
Inter Club Staff

Pak perpara ndeshjes se djeshme ku do te merrte edhe cmimin e Hall of Fame zikalter, Wesley Sneijder ka folur per mikrofonat e Sky Sport.

Keto kane qene fjalet e tij: “Po, jam rikthyer ketu pas tete vitesh. Kam pare shume ndryshime ketu ne stadium.”

“Eshte bukur, kam takuar shume njerez qe nuk i kisha takuar prej shume kohesh. Jam i lumtur qe ndodhem ketu, por edhe per cmimin akoma edhe me shume.”

Kujtimi me i bukur?

“Qe kishim nje skuader. Jose Mourinho me mori ne telefon me qindra here duke me thene se ketu kishte nje skuader te vertete por mungonte nje 10.”

“Pastaj kam ndjere menjehere besimin. Kam kuptuar direkt se ishte nje skuader. Kjo ka qene diferenca e madhe.”

Cfare te frymezon me shume nga Interi i sotshem? Cili eshte ai lojtar qe te pelqen me shume?

“Do te thoja Hakan Calhanoglu. Ai po ben shume mire. Pastaj ka mentalitet per te punuar per skuadren dhe jo per veten.”

“Ka besim te skuadra nderkohe, kane fituar Scudetton dhe mund ta fitojne edhe kete vit. Shihet qe ka nje skuader.”

Calhanoglu te ngjan ne dicka?

“Nuk e them dot. Por mund te them se edhe Denzel Dumfries qe nuk e kishte nisur mire tani po ben shume mire.”

“Ky lojtar e meritonte Interin, duhet gjithmone nje skuader e duhur per lojtaret.”

Cfare po ben tani?

“Kam nje skuader ne Hollande ku jam edhe President, por niveli eshte tjeter. Bej shume gjera, biznes, udhetoj shume.”

Nje pershendetje per tifozet?

“Ndihem ende ne shtepi ketu. Jane tifozet me te bukur ne bote.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.