Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

584 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta cfare lajmi: “Marotta ka zgjedhur tre goditjet e para per 22-23: Interi nis gjithcka nga keto tre emra.”

Gazzetta cfare lajmi: “Marotta ka zgjedhur tre goditjet e para per 22-23: Interi nis gjithcka nga keto tre emra.”
Inter Club Staff

Nje e tashme e kenaqshme, me baza te forta per te ndertuar nje te ardhme akoma edhe me te rendesishme per ti dhene vazhdimesi nje projekti fitues.

Inter ne kete moment eshte ne gare per cdo trofe te mundshem: ne Europe ne turin tjeter, ne Serie A nje pike larg kreut, ne Kupen e Italise si dhe nje finale ne Superkupe per te luajtur me Juventusin.

Por Beppe Marotta nuk mendon per te tashmen. Ai mendon edhe per te ardhmen cdo dite, per menyren se si mund te permiresoje Interin.

Prandaj, sipas asaj qe shkruan Alfredo Pedulla per La Gazzetta dello Sport, ai ka projektuar tre goditjet e para per 2022-2023.

“Marotta dhe Ausilio kane zgjedhur nga nje goditje te mundshme per cdo rol te Interit pasi te behen disa shitje.”

“Ne mbrojtje, eshte Malang Sarr, lojtar i lindur ne 1999 qe mund te vije ne Milano dhe qe te Chelsea nuk po gjen hapsira fare.”

“Ne mesfushe, eshte Giulio Maggiore, kapiten i Spezias dhe qe eshte nje tifoz i Interit qe ne vogeli. I talentuar dhe italian, fiks ashtu si i pelqen Marotta.”

“I treti eshte Julian Alvarez te River Plate. Ky i fundit mund te vinte direkt nese Marotta do te bente menjehere nje shitje tipi Sanchez.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.