Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

236 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare lajmi: “Nese mendoni se dini dicka per rinovimin e Barella, gaboheni: lojtari ka pranuar te…”

Gazzetta, cfare lajmi: “Nese mendoni se dini dicka per rinovimin e Barella, gaboheni: lojtari ka pranuar te…”
Inter Club Staff

Inter dhe Nicolò Barella do te ecin perpara bashke, me nje kontrate me te gjate dhe me nje shirit kapiteni ne krah.

Ambicja e mesfushorit sard eshte qe te arrije “nje kontrate qe ne fund te 2026 te kete derguar tek ai rreth 5 milione euro ne sezon.”

“Ne total, me kete rinovim, Barella do te fitoje 25 milione euro, por mos kujtoni se formula me te cilen ai do te rinovoje eshte e thjeshte.”

“Inter dhe Ausilio kane ‘shpikur’ nje formule te re per rinovimin e tij dhe qe do te bazohet shume te besnikeria e lojtarit.”

“Por le ti marrim gjerat me radhe. Inter deshiron qe te beje Nicolon nje flamurtar te stilit tradicional dhe ti jape atij shirtin e kapitenit nga sezoni i ardhshem.”

“Barella vete eshte i nderuar me kete prespektive dhe eshte gati te vere menjehere firmen te kontrata e re.”

“Nderkohe, sipas te rejave te fundit, Barella ka rene dakord qe te mos marre nje rroge me te larte ne dy sezonet e ardhshme. Si? Le ta shpjegojme se bashku.”

“Nicolo Barella ka pranuar qe te kete nje rroge prej 2,5 milione eurosh ne sezon deri ne 2023, me paktin se, me pas, ne trevjecarin qe pason, ai do te paguhet me shume.”

“Pra, qe ne 2023 deri ne 2026, kontrata do te parashikoje qe Barella te marre mbi 6 milione euro ne sezon (ne 2024 dhe 2025) ndersa ne vitin e fundit 7 milione euro.”

“Keshtu, Barella do te arrije te 25 milione euro ne total (qe nese i ndan ne menyre te barabarte i bie 5 milione euro ne sezon), vetem nese do te jete besnik ndaj Interit.”

“E ai ka pranuar menjehere kete ide sepse nuk ka ndermend aspak te largohet nga Interi: per aq kohe sa totali eshte 25, Barelles nuk i intereson nese behet fjale per 2023 apo 2026 per aq kohe sa ai e shikon te ardhmen ne Milano.”

“Pas takimit ne Kiev ndermjet Piero Ausilio dhe Alessandro Beltrami, firma per kete marreveshje te madhe do te vije kete vit, shume me heret se 30 qershori qe ishte menduar ne fillim.”

“Barella eshte gati te nenshkruaje me Interin keshtu nje kontrate qe do e mbaje ne Milano edhe per pese vite te tjera (te pakten).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.