O JOGO zbulon detajet e nje shkembimi te papritur per Interin? “Marotta po tenton te jape Lazaron per te marre…”
Valentino Lazaro me sa duket eshte nje teme e nxehte per merkaton e Interit per sezonin 2022-2023.
Por kjo gje nuk do te thote se ai do te rikthehet ne Milano si nje element i vlefshem, por se ai do te shitet per ti hapur rruge blerjes se nje lojtari tjeter.
Te pakten kete gje e shkruan sot O Jogo, gazeta e famshme portugeze, e cila mundohet te tregoje edhe detaje per kete.
“Nese flasim per Valentino Lazaro, lojtari ka qene shume pak i perdorur deri me tani per shkak te demtimeve te shumta.”
“Me sa duket, Marotta po mendon qe te shpetoje nga ky lojtar duke e dhene ne kembim te skuadra e Eintracht Frankfurt.”
“Ideja me e fundit eshte Filip Kostic, i cili do te vinte ne Milano dhe Valentino Lazaro do te kalonte ne Gjermani ne nje shkembim te thjeshte.”
“Kjo do te ishte nje levizje per te ulur cmimin e Kostic qe ne kete moment eshte diku tek 20 milione euro, qe eshte nje cmim jo i vogel.”
“Nderkohe, vlera e Lazaro ka rene shume ne krahasim me sezone me pare sepse ai ka disa sezone qe nuk tregon dot aftesite e tija.”