Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

418 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, Moratti flet per Conten dhe Inzaghin: “Kur kishim Conten ishim nje tank. Tani me Inzaghin…”

Inter, Moratti flet per Conten dhe Inzaghin: “Kur kishim Conten ishim nje tank. Tani me Inzaghin…”
Inter Club Staff

Ish-presidenti i Interit, Massimo Mroatti, ka folur per mikrofonat e RadioSei, duke u ndalur te sfida e neserme ndaj Lazios.

“Lazio-Inter eshte zakonisht nje ndeshje shume e bukur, me perjashtim te atij kujtimi te keq ne daten 05 maj.”

“Nuk ka pasur kurre polemika te medha ndermjet klubeve, Lazio ka pasur gjithmone tradite dhe lojtare te forte si Interi.”

“Per kete motiv kemi pare gjithmone nje futboll te bukur. Nuk e di nese ky Inter i Simone Inzaghit eshte me i forte se sa ai i vitit te kaluar.”

“Me Antonio Conten ka pasur nje armate te vertete, nje tank skuader. Ishte ndertuar me nje mentalitet te forte.”

“Nuk eshte me Romelu Lukaku, por Edin Dzeko eshte nje lojtar i cilesive te larta. Nga Lazio me pelqen shume Luis Alberto, eshte nje lojtar shume i forte.”

“Por jo vetem ai, Lazio ka shume lojtare te mire. Ndryshimi i Inzaghit me Conten? Tani Interi duket sikur ben nje loje me te kenaqshme nga ana e syrit. Te kenaq me shume ti shohesh.”

Moratti rikthehet edhe te blerja e Ronaldos i cili u mor duke parakaluar pikerisht Lazion: “Kam folur edhe me Sergio Cragnotti kohet e fundit.”

“Por nuk kishte histori per Ronaldon, une shkova ne Barcelone pa pyetur per askend. E doja me cdo kusht.”

“Nuk mbaj mend probleme. Problemi i vetem ishte te bindja Barcelonen ta shiste. Jam i sinqerte, keto jane kujtimet e mia.”

“Ronaldo ne ate kohe levizi nga Barcelona vetem per shkak te ofertes se parezistueshme qe une i kisha bere skuadres se tij.”

“Nese Interi nuk do e kishte blere ne ate kohe mendoj se do te kishte qendruar per shume kohe atje. Ishte nje deshire e imja qe u realizua.”

“Jane kujtime te bukura keto por te largta. Tani uroj shume qe Interi te futet ne nje rruge te mbare fitoresh edhe me Inzaghin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.