Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

581 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare shkrimi: “Ja gabimi i rende qe po bejne te gjithe me Steven Zhang: nuk e kane kuptuar qe ai po…”

Gazzetta, cfare shkrimi: “Ja gabimi i rende qe po bejne te gjithe me Steven Zhang: nuk e kane kuptuar qe ai po…”
Inter Club Staff

Nga rreshtat e La Gazzetta dello Sport, drejtori i gazetes, Stefano Barigelli ka komentuar fjalet e Steven Zhang nje dite me pare.

Keto kane qene fjalet e tij: “Steven Zhang nuk e ka shitur Interin, e ka mbajtur. Pikerisht ashtu si ka thene gjithmone La Gazzetta dello Sport.”

“Ne intervisten e tij te gazeta jone, presidenti ka shpjeguar se cfare ka ndermend qe te beje Interi ne kete moment.”

“Ai e ka bere kete gje duke mbajtur nje profil te ulet, ashtu si eshte edhe ne kulturen kineze. Por kjo nuk heq objektivin per te cilin Interi do te luftoje me siguri: te vazhdoje fitoret.”

“Kjo nuk do te thote se do ja dale, por te gjithe po bejne nje gabim shume te madh nese mendojne se tek Interi do te kenaqeshin me vetem nje vend te kater vendet e para. Shume gabim i madh madje sepse nuk eshte e vertete.”

“Interi ka dominuar fazen e dyte te Serie A duke koleksionuar numra te pabesueshem ne mbrojtje dhe ne sulm qe ne fund kane treguar nje diference teper te madhe me te tjeret.”

“Sigurisht, eshte larguar Conte, nje tranjer qe ben diferencen. Por klubi ka te njejtet drejtues dhe te njejtet lojtare.”

“Ja, te njejtet lojtare. Kjo eshte ceshtja. Inzaghi do te kete mundesine qe te shfrytezoje punen e mire te Contes.”

“Por edhe nese do te ndodhe ndonje shitje, do te mendohet mire. Sezoni i ardhshem do te jete nje sezon shume i luftuar.”

“Roma, Lazio dhe Napoli kane ndryshuar gjithashtu tranjeret dhe do te bejne nje merkato te rendesishme edhe ato.”

“Te mbahet i ulet profili ne deklarata, eshte gjeja e duhur. Por kush mendon se edhe ambicjet e Interit jane te ulta, ben nje gabim fatal.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.