Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

993 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta konfirmon gjithcka: “Ja kater emrat qe ka kerkuar Inzaghi ne merkato: ne liste ben pjese edhe…”

Gazzetta konfirmon gjithcka: “Ja kater emrat qe ka kerkuar Inzaghi ne merkato: ne liste ben pjese edhe…”
Inter Club Staff

Siguria e pare ne kete moment quhet Federico Dimarco: ai do te jete shume shpejt ne Milano per tu ri-integruar te skuadra zikalter.

Lojtari mund te luaje si i majte krahu, por edhe i majte ne qender te mbrojtjes. Pra me pak fjale, nje lojtar i vlefshem.

Por ai eshte emri i pare qe ka kerkuar Simone Inzaghi te ky Inter, sepse ai ka zgjedhur plot kater emra ne total.

Si fillim, duhet mbushur vendi qe do te lere bosh me shume mundesi Hakimi ne te djathte, me pas do te duhet edhe nje krah i majte dhe nje zevendes Lukaku.

Prandaj, pertej uljeve te rrogave qe Interi ka ndermend, zikalterit po punojne tashme per nje goditje te trefishte (duke qene se i pari ka ardhur).

Inzaghi nderkohe, pasi ka siguruar qendrimin e Lukaku-Lautaro, ka kerkuar edhe qendrimin dhe konfirmimin e Sanchez.

Nderkohe, ne sulm, ai qe mund te kompletoje Interin mund te jete Felipe Caicedo, i cili ka qene shume i afte te beje diferencen nga stoli te Lazio.

“Felipe ka vetem nje vit kontrate me Lazion dhe ka nje rroge qe shkon pershtat me filozofine e re te Interit.”

“Mund te jete nje ide konkrete, por duhet pare ne fillim se cfare e ardhme e pret Andrea Pinamontin (ne largim e siper, me nje rroge te larte per moshen e tij) por edhe Salcedo, i cili do te rikthehet nga huazimi te Verona.”

Ne fund, te kthehet vemendja te krahet. Per sa i perket te djathtes, i pari ne liste mbetet ai i Emerson Royal i Barcelones.

Nderkohe, ne te majte, pelqehet gjithmone Emerson Palmieri i Chelsea, per te cilin ka pasur kerkesa edhe nga Conte ne te kaluaren.

“Interi do te punoje per te marre njerin ne huazim dhe me pas te tentoje te bleje tjetrin me nje blerje perfundimtare.”

“Royal sapo eshte blere nga Barcelona pas nje sezoni super me Betis, nderkohe Palmieri eshte ne largim e siper nga Blues.”

“Ai deshiron te luaje me shume dhe kete gje e ka thene edhe direkt nga Kombetarja e Italise ku eshte i grumbulluar per Euro 2020.”

“Me pak fjale, nje poker blerjes per te qendruar kompetitiv. Kete ka kerkuar Inzaghi i cili i ka idete e qarta edhe per emrat e tyre.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.