Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

989 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta: “Ja cfare note meriton Interi per merkaton e bere dhe arsyet pse. Vetem nje skuader njesoj si ata!”

Gazzetta: “Ja cfare note meriton Interi per merkaton e bere dhe arsyet pse. Vetem nje skuader njesoj si ata!”
Inter Club Staff

Merkato eshte mbyllur dje ne oren 22:00 dhe eshte kohe bilanci ne Serie A tashme.

La Gazzetta dello Sport ka promovuar merkaton e Interit dhe te Juventusit si ‘mbreteresha te kesaj merkatoje’ me note te njejte.

“Interi dhe Juventusi (renditje ne rend alfabetik) meritojne noten me te larte per kete vere edhe pse ndonje mangesi i shoqeron ato.”

“Eshte pikerisht ajo mangesi qe e shpjegon noten 8- qe ata meritojne per kete vere. Tani do jua tregojme edhe pse.”

“Juventusi siguroi De Ligt per 75 milione euro pavarsisht se kishte nje konkurence teper te larte per te ne te gjithe Europen.”

“Pastaj edhe parametrat zero Rabiot dhe Ramsey jane ok. Ne mes ka pasur shitje prej 130 milione eurosh me plusvalenca rreth 90 milione euro.”

“Kjo gje i ka ndihmuar qe te mos jene me humbje, por normalisht qe hija e rritjes se cmimeve ne menyre artificiale tek shitjet qendron. Tani pjesa e veshtire i takon Sarrit.”

“Por te kalojme tek Interi. Icardi iku dhe hoqi nje peshe te madhe nga Interi. Por ai eshte ndjekur gjate nga Paratici i cili i kishte hapur nje duel Marottes dhe ku nisi nje lufte e gjate pozicionimi nga klubet.”

“Tani administratori i deleguar i Interit e mbylli gjithcka me nje zgjidhje mese te mire per te gjitha palet: edhe Interin edhe Icardin.”

“Zikalterit largojne padine e bere ne gjykate dhe Wanden ne nje levizje duke e derguar edhe Mauro Icardin ne Paris.”

“Ai eshte i radhes pas largimit te Nainggolan dhe Perisic (ne nivel Top Player) te cilet kane qene lidera te nje sezoni te semure.”

“Por eshte shume e vertete ama qe Lukaku eshte nje testimonial i qarte i ambicjeve te Zhang (65 milione euro plus 10 milione per te).”

“Por ka ardhur edhe dikush si Godin me parameter zero qe e ben diferencen edhe me sy mbyllur. Por edhe blerja e Barella dhe Sensi ka qene nje levizje shume e mire.”

“Edhe pse do te duhej te kishte ardhur ndoshta edhe nje mesfushor tjeter per te menduar se Interi do te kalonte Juventusin kete vit, por kurre mos thuaj kurre.”

“Keshtu, Interi me ne krye Marotta dhe Ausilio meriton nje note 8- per kete merkato. Po ashtu edhe Juventusi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.