Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

477 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson Interin: “Conte gati te beje nje oferte per dy lojtare te Interit direkt? Ja detajet.”

Gazzetta frikeson Interin: “Conte gati te beje nje oferte per dy lojtare te Interit direkt? Ja detajet.”
Inter Club Staff

Antonio Conte eshte bere tranjeri me i ri i Tottenham, ashtu si u perfol edhe diten e djeshme por me sa duket, mund te kete te reja edhe per sa i perket merkatos.

Sapo ai eshte transferuar ne Londer, menjehere neper mediat italiane dhe jo vetem eshte filluar te flitet per goditje te mundshme nga ana e tij.

Normalisht, disa prej tyre jane emra nga e kaluara e tij zikalter, ku ne Milano ka lene nje raport te shkelqyer me shume lojtare.

Jo me kot, sot La Gazzetta dello Sport flet per emra te rendesishem ne skuadren zikalter qe mund te perfundojne te Tottenham ne vere.

“Nder te tjere, Conte po kerkon Kessie dhe Vlahovic, si objektiva per merkaton e janarit. Jane dy lojtare qe kane probleme me klubet e tyre.”

“Por jo vetem kaq. Te Interi ka nje mal me lojtare qe Conte do i merrte me sy mbyllur dhe do i besonte menjehere celsat e formacionit.”

“Nuk eshte nje mister qe Conte e pelqen shume De Vrij dhe e cileson ate si regjizorin qe rri ne linjen e mbrojtesave. Kontrata e tij ne skadence ne 2023 mund ta thjeshtoje gjithcka.”

“Gjithesesi, eshte e veshtire shume qe Marotta apo Ausilio te pranojne te ulen ne tryezen e diskutimeve ne janar. Nese do te ndodhe dicka, mund te ndodhe vetem ne vere.”

“Por jo vetem kaq. Edhe Alessandro Bastoni eshte nje nga lojtaret qe Conte pelqen shume dhe e shikon si perfekt te nje mbrojtje e ardhshme e Tottenham.”

“Nese do te ishte ne doren e Contes, ai eshte gati te beje nje oferte per te dy ata ne menyre direkte, qe ne merkaton e dimrit.”

“Por kush eshte prej kohesh ne futboll, e di shume mire qe shanset qe Conte te marre njerin nga ata te dy ne kete dritare jane zero.”

“Beppe Marotta nuk do te pranonte kurre te rrezikonte sezonin aktual duke larguar ndonje lojtare te rendesishem nga skuadra.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.