“Te gjithe po flasin per rinovimin e Brozovic dhe Barella, por ne menyre te papritur mund te vije ai i…”
Jane me te vertete jave te rendesishme per sa i perket te ardhmes se Interit dhe disa lojtareve ne perberje te skuadres se pare.
Klubi zikalter po vendos strategjite e saj per rinovimet e lojtareve qe jane planifikuar prej disa muajsh ne seline e klubit.
Ne fakt, qellimi i te gjitheve eshte qe te mbahet me patjeter boshti i skuadres dhe te vleresohen lojtaret qe kane dhene shume per fanellen ne keto vite.
Per kete gje ka folur edhe Fabrizio Romano ne podcastin e tij Here We Go, ku ai ka thene se ne menyre surprize mund te vije nje tjeter rinovim pertej Brozovic dhe Barella.
“Barella do te firmose ne javen perpara derbit: eshte e mbyllur per 4,5 milione euro ne vitin e pare dhe me pas 5 milione euro per sezonet e tjera.”
“Lojtari do te rinovoje per 5 sezone: do te qendroje dhe do te behet kapiteni i Interit. Ky eshte plani i klubit.”
“Per Brozovic Interi kishte nje takim te planifikuar me agjentet e tij por qe eshte shtyre. Gjithesesi ka shume optimizem per te.”
“Flitet se lojtari deshiron te qendroje dhe eshte shume afer klubit ndersa klubi nuk deshiron ta humbase. Me pak fjale, nuk duket sikur ne horizont eshte nje largim me paramter zero per te.”
“Perisic po luan ne nivele te pabesueshme por per te nuk ka ndonje te re. Ne te majte mund te kemi nje surprize nderkohe.”
“Te gjithe presin lajme nga Barella dhe Brozovic por nga momenti ne moment Inter mund te zyrtarizoje nje rinovim kontrate per Dimarcon, nje lojtar qe aktualisht paguhet shume pak dhe Interi do duhet ta rivleresoje ne terma ekonomik.”