Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

238 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Julio Cruz zbulon endrren e madhe: “Kam nje enderr qe ka te beje me Interin dhe Adrianon: dua qe…”

Julio Cruz zbulon endrren e madhe: “Kam nje enderr qe ka te beje me Interin dhe Adrianon: dua qe…”
Inter Club Staff

Ai njihet nga te gjithe si “Kopeshtari” sepse ky ka qene pseudonimi kur luante ende futboll dhe shenonte gola te rendesishem per Interin.

Po flasim per Julio Ricardo Cruz, qe sot nuk luan me futboll, por ne zemrat e Interistave ai ka pasur nje vend special gjithmone.

Cruz ka dhene diten e djeshme nje interviste teper interesante per mediat ku ka zbuluar edhe nje enderr te fshehur te tij qe ka te beje me Interin dhe Adrianon.

Dy humbje dhe nje barazim. Rezultatet e Interit besoj se ste kane bere te lumtur…

“Nje skuader kur do te fitoje Scudetton, duhet te provoje te fitoje cdo ndeshje. Por skuadra nuk po luan keq edhe pse ka pasur nje renie.”

“Mbase ka te beje me Champions, prandaj mendoj se eshte dicka normale gjate nje rrugetimi te gjate ne kampionat. Por sinqerisht nuk e shoh Interin ne veshtiresi.”

Inter mbetet favorite?

“Per mua po, edhe pse mungon shume kohe akoma. Por duke pare rezultatet edhe te kundershtareve, shoh pozitivisht.”

“Kemi folur shume per humbjen e Interit ndaj Sassuolos por nderkohe Milan ka barazuar me skuadren e fundit dhe Napoli me te parafundit. Te sigurt qe duhet te kritikojme vetem Interin?”

A te pelqen Inzaghi si tranjer i Interit?

“Patjeter. Kam shume besim tek ai dhe e kam pare me kujdes edhe te Lazio. Aty ka fituar te drejten per te qene te nje skuader e madhe si Inter.”

Javen tjeter eshte derbi me Milanin.

“E kam pare derbin e fundit dhe e them sinqerisht qe zikalterit nuk e meritonin te humbisnin. Por ne futboll ndodh edhe kjo. Tani eshte mundesia per nje sfide tjeter, duhet bere mire.”

Ti ke luajtur me Adrianon, qe ka nje te perbashket me ty edhe tani: djali i tij ka filluar te luaje futboll, pikerisht si i yti.

“Po, te gjithe lojtaret qe kane kaluar tek Interi, nese kane nje djal qe luan futboll, enderrojne ta shohin te luaje per Interin. Kjo eshte endrra e Adrianos por kjo eshte edhe endrra ime.”

“Une enderroj edhe dicka me shume: qe djali i Adrianos dhe i imi te luajne per Interin, bashke. Do te ishte maksimumi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.