Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

2,073 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta gjen momentin te sulmoje nje lojtar te Interit: “A e pate skuadren dje? Mos ndoshta problemi eshte…”

Gazzetta gjen momentin te sulmoje nje lojtar te Interit: “A e pate skuadren dje? Mos ndoshta problemi eshte…”
Inter Club Staff

“Eshte rikthyer Interi ose te pakten keshtu duket”. Keshtu e nis shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport nej dite pas fitores ndaj Verones.

Kjo fitore i ka dhene nje force tjeter Interit ne garen Scudetto dhe zikalterit sot presin te qete ndeshjen e Napolit dhe te Milanit.

“Ka qene fitorja e dyte radhaz: shtate dite me pare kunder Juventusit ne Allianz Stadium dhe dje kunder Verones ne San Siro.”

“Humbja ne derbi ne shkurt kishte permbysur komplet boten tek Interi dhe suksesi ne Torino duket se ka kthyer cdo gje ne rrugen e saj.”

“Inter ka fituar brilantesi por mbi te gjitha ka fituar besim te cilesite e saj sepse cilesite i ka pasur gjithmone, thjesht ju fshehen per pak kohe.”

“Pushimi i kombetareve ka qene shpetuese per zikalterit dhe Simone Inzaghi ka reflektuar gjere e gjate e ka riprogramuar gjithcka.”

“Eshte shpejt akoma per te thene se kampionet e Italise mund te bejne goditjen e madhe edhe ndaj Milanit, por sinjalet jane te gjithe pozitiv ne kete momebt.”

“Gjendja eshte brilante si ne dhjetor dhe disa lojtare si Perisic duket sikur nga ana fizike jane te papermbajtshem.”

“Loja eshte fluide perseri dhe skuadra duket me e bashkuar ne kete moment delikat te sezonit zikalter.”

“Por kujdes ne sulm me ate qe po ndodh: Nuk ishte Lautaro, i skualifikuar, por mungesa nuk eshte ndjere fare.”

“Madje mungesa e tij dhe fitorja e Interit ka nxjere ne pah nje mendim “malinj”: a luan Interi me mire pa te ne fushe?”

“Pa Martinez eshte pare ne fushe nje Dzeko me total, dominant dhe teper i veshtire per tu kontrolluar nga kundershtaret.”

“Boshnjaku eshte pare si nje regjist sulmi, si nje mbrojes i shtuar, si nje mesfushor, si nje sulmues. Pra nje ndeshje totale.”

“Nuk e dime cfaer ka ndodhur ne dy muajt e ndaleses se madhe, por tani Interi duket sikur eshte futur ne shina.”

“Correa me Dzekon duket sikur funksionoi me mire nga sa funksionon Lautaro me Dzekon ne fushen e lojes.”

“Edhe pse ishte vetem nje ndeshje gjithesesi. Tani i takon Lautaros qe ne ndeshjen ndaj Spezias te tregoje se edhe ai eshte ne liste per te ndihmuar Interin.”

“Vullneti i skuadres eshte qe te mos hidhet me ne kosh nje sezon i tere dhe te provohet gjithcka per Scudetton.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.