Gazzetta habit: “Inter po ben gati shkembimin me Sampdorian? Sensi te Samp dhe ne kembim do te vije…”
Pas nje refuzimi fillestar, tani Stefano Sensi duket se po merr ne konsiderate transferimin e perkohshem tek Sampdoria per te luajtur me shume.
Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, Interi mund te jete e interesuar qe te dergoje mesfushorin tek Sampdoria.
“Inter eshte gati ta dergoje Sensin te Sampi, por me sa duket, dikush mund te vije te Interi pikerisht nga Sampdoria.”
“Eshte pikerisht nje mesfushor qe Interi po e ndjek me shume kujdes prej kohesh dhe tani mund te jete nje shans i arte per te marre.”
“Behet fjale per Thorsby, lojtar qe pelqehet per nje sere arsyesh dhe eshte vetem 26 vjec dhe mjaft i talentuar.”
“Norvegjezi eshte i vetmi ne kete kampionat qe ka vrapuar me shume edhe se Marcelo Brozovic: 11,678 kilometra perballe nje mesatare prej 11,654 kilometrash per kroatin.”
“Vetem 25 metra diference, por jane nje siguri qe mesfushori-ambientalist i Sampdorias mund te jete nje e mire per skuadren e Interit.”
“Nderkohe, qe kjo gje te realizohet, si fillim duhet te vije edhe dakordesia e Sensit qe nuk i ka thene ende po Sampdorias por me sa duket po afrohet shume me kete hipoteze.”