Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,190 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte nuk permbahet pas ndeshjes per Eriksen: “Nuk jemi ne ata qe kemi shkuar drejt tij, por ka qen ai qe…”

Conte nuk permbahet pas ndeshjes per Eriksen: “Nuk jemi ne ata qe kemi shkuar drejt tij, por ka qen ai qe…”
Inter Club Staff

Nje fitore shume e rendesishme duke qene se Interi me keto tre pike ka kaluar Milanin ne klasifikimin e Serie A.

Zikalterit kane bere me se miri detyren e tyre kunder Lazios duke i mundur 3-1 ne nje ndeshje ku bomberat Lukaku dhe Lautaro kane shenuar respektivisht 2 dhe 1 gola.

Nderkohe, fjalet e Contes kane qene keto menjehere pas ndeshjes:

Si ndiheni aty ne maje te klasifikimit ne javen e derbit?

“Ishte nje objektiv qe e kemi kerkuar prej disa kohesh, ai qe te arrinim ne maje. E kemi bere kete gje cdo ndeshje duke luajtur si nje skuader e madhe.”

“I bej komplimentat e mia Simone Inzaghit, Lazio eshte e forte dhe ka kualitete.”

“Por ne te njejten kohe, forca mendore ka qene nga ana jone. Jam shume i lumtur per djemte, duhet te mendojme kete ndeshje si nje pikenisje.”

“Tani kemi derbin, te arrinim me kete fitore dhe siper, akoma me mire. Do te jete nje ndeshje e bukur ndermjet dy skuadrave me ambicje.”

Sa ka te beje Conte te paraqitjet e Lukaku?

“Me siguri ai ka dhene nje pergjigje te mire ne fushe si gjithe skuadra. Edhe Lautaro ka bere nje ndeshje te mire si te gjithe. Perisic. Brozovic.”

“Behet e veshtire te mos flasesh mire per te gjithe sot. Romelu eshte i rendesishem per te dhene pergjigje te tilla, ne fushe sepse eshte folur shume per te pas ndeshjes me Milanin.”

“Ka disa momente forme te mire ne karriere, disa te tjera me pak. Por ne kemi nevoje per kete Romelu.”

“E gjithe skuadra e di kete. Nga ana jone shkon nje duartrokitje per te.”

Po Eriksen?

“Ai po fillon ta kuptoje se cfare ne duam nga ai. Ka bere nje ndeshje te madhe edhe ai.”

“Kjo eshte rruga, te gjithe duhet te ndihen protagoniste te ky Inter. Edhe ata qe jane rekuperuar tani si Vecino dhe qe nuk ka luajtur shume.”

“Por edhe Gagliardini ka hyre me grinten e duhur, Perisic ka bere te dyja fazat. Duhet te punojme ne kete menyre, duke e ditur se objektivi eshte te bejme krenar tifozet tane.”

Ti shenosh Interit eshte bere shume e veshtire, por eshte e bukur kjo tentative per te shfrytezuar Eriksen ne fazen sulmuese. Eshte ky roli qe pret nga Eriksen me i mire i mundshem?

“Mendoj se ai ka pasur disa probleme ne te kuptuarit e futbollit italian, qe eshte shume i veshtire.”

“Tani ka me shume intesitet se ne vitet e kaluara. Ai ka filluar ta kuptoje, eshte futur ne brendesi te kesaj mendesie.”

“E kemi provuar ta perfshinim ate duke nderruar sistemin, per ta perfshire me shume. Por tani eshte ai qe ka bere nje hap drejt nesh dhe jo ne drejt atij.”

“Ai i kupton mire edhe shoket sepse flet edhe italisht, edhe pse une me te mund te flas fare mire ne anglisht.”

“Ai eshte nje lojtar qe te jep kualitet, ka nje kembe te mrekullueshme dhe tashme eshte nje arme akoma me shume se ne te kaluaren.”

“Ta gjejme ne kete forme Eriksen eshte nje arme me shume per mua, jam me i qete sepse mund te besoj te ai tani.”

Perisic te Lazzarri ishte nje surprize e madhe. Kur e ke pergatitur kete zgjidhje?

“Edhe per te koha ka treguar se me pune arrihet gjithcka. Kemi punuar me te per rolin sepse ai eshte nje sulmues krahu per 4-2-3-1, tani po punon dhe i ben te dyja fazat ne menyren e duhur.”

“Mund te rritet gjithesesi akoma me shume, sepse ai ka nje potencial qe as vete nuk e njeh. Ka te djathten, ka te majten, mund te dribloje. Ne fazen mbrojtese sot ka qene shume i mire, nuk ka gabuar asgje.”

“Per disa gjera ne kemi perdorur kohen, por kur ke materialin e pare kualitativ, koha behet e paket dhe frutet shihen shpejt.”

“Me Ivan ne kemi arritur te punojme mire dhe nga ai tani presim gjera qe me pare nuk i prisnim sepse ishte i limtuar. Tani jo me.”

Kush ka qene njeriu i ndeshjes?

“Do te ishte e veshtire te zgjidhja nje lojtar te mire te ndeshjes. E rendesishme eshte qe ka fituar skuadra, djemte jane te sintonizuar per kete.”

“Tani duhet te jete nje pikenisje kjo ndeshje, nese jo, atehere nuk sherben. Duhet te vazhdojme keshtu.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.