Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

310 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta habit me noten e saj per Eriksen: “Nuk meriton me shume. A ne fushen e lojes ka bere…”

Gazzetta habit me noten e saj per Eriksen: “Nuk meriton me shume. A ne fushen e lojes ka bere…”
Inter Club Staff

Nicolò Barella ka marre noten me te larte ne ndeshjen e djeshme Cagliari-Inter edhe per La Gazzetta dello Sport. 

Lojtari italian eshte vleresuar me nje note 7,5, dhe per kete shkruan La Gazzetta se “Me shume se sa LuLa dje ishte nje LuBa.”

“Djaloshi i rritur ne Sardenje godet ish-skuadren e tij me nje super gol nga jashte zone dhe nje assist per 2-1.”

“Pertej punes se shumte qe ai ben, ai dje tregoi se mund te jete deciziv per Interin edhe duke mos qene ne formen me te mire fizike.”

Ky eshte vleresimi i La Gazzetta per te. Sipas tyre, nota 7 edhe per D’Ambrosio, qe ka qene match winner.

Nderkohe, per Lukaku dhe Sensi, ka nga nje note 6,5 per secilin prej tyre. Me pas, shtate kane qene lojtaret me noten gjashte ne ndeshje ne djeshme:

Samir Handanovic, Stefan De Vrij, Alessandro Bastoni, Marcelo Brozovic, Alexis Sanchez, Lautaro Martinez dhe Ashley Young.

Nderkohe, me nje note me te ulet se 6, jane vleresuar kater lojtare. Perisic ka marre noten 5, ndersa Skriniar, Hakimi dhe Eriksen me noten 5,5.

Per Eriksen, La Gazzetta shkruan: “Nuk meriton me shume. A ne fushen e lojes ka bere nje ndeshje thjesht ok, as mire e as keq. Te gjithe pretendojne me shume prej tij.”

Per Perisic, qe ka qene me i dobti per Gazzetten, e perditshmja italiane shkruan: “Eshte nje situate komplekse.”

“Te ambjentohesh me nje skeme me pese pas nje jete si sulmues krahu nuk eshte e thjeshte, por duhet te beje me shume sakrifica. Futet ne ndeshje vetem pas 20 minutash. Ben nje gabim vetem per vetem me portierin. Pastaj, zevendesohet nga Conte.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.