Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

593 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, flet edhe Moratti: “Nuk e di nese do e kisha marre ndonjehere nje tranjer si Conte: ai eshte nje…”

Inter, flet edhe Moratti: “Nuk e di nese do e kisha marre ndonjehere nje tranjer si Conte: ai eshte nje…”
Inter Club Staff

I pyetur per mikrofonat e Radio Anch’io Sport, Massimo Moratti, ish president i Interit, ka folur keshtu per ndeshjen e fituar nga Interi dje ndaj Cagliarit.

“Eleminimi ka qene nje zhgenjim i madh: nuk ishte nje grup i thjeshte, por nga Interi pritej dicka me shume.”

“Tani na ka mbetur kampionati, ku Interi po shprehet sume miren e fushen e lojes: le ta nisim nga aty rrugetimin tone te ri.”

Cfare futbolli gjejme tani pas pandemise?

“Eshte nje krize me te vertete e rende: po e godet shume futbollin. Nuk e dime per sa kohe tifozet mund te rikthehen neper stadiume.”

“Shpresojme te jete nje ceshtje muajsh, por kjo ve ne veshitresi te gjithe sistemin, klubet, qe kane shpenzime teper te medha.”

“Lojtaret jane ata qe rrezikojne me shume: eshte e drejte qe te bejne nje sakrifice. Eshte e veshtire, por uroj te behet dicka.”

Do e pranonit me shume nje kampionat te fituar nga Juventusi apo nga Milani?

“Per mua Milani po luan shume mire: eshte i forte, edhe dje kane luajtur mire. Kane pasur nje ndeshje te veshtire.”

“Milani mbetet i rrezikshem, kur ke nje Ibrahimovic, duhet te kesh kujdes. Juventusi pastaj eshte e forte gjithashtu.”

Merkato ne dalje tek Interi?

“Kam bere aq shume operacione, sa sinqerisht nuk e di se cfare te krahasoj me veten. Kur shikon se disa lojtare nuk japin aq sa duhet, jo per fajin e tyre, por per grupin, eshte normale qe te ndryshosh.”

“Nuk do te habitesha nga disa largime. Duke pasur vetem kampionatin, nuk eshte e nevojshme te kesh kaq shume lojtare ne skuader.”

Eriksen?

“Askush nuk e priste nje rendiment keshtu, por luan pak ai: eshte e veshtire ta gjykosh ne kete menyre.”

“Conte e fut pak ne loje dhe mund te kete justifikimet e veta. Eshte nje nga ato situata qe mund te shikosh, por nuk mund te gjykosh.”

Cfare cmendurie do te beje ne merkato po te ishe ti?

“Flasim te gjithe per Mbappe, qe eshte shume i zoti. Por ne kete moment nuk jam i terhequr nga ndonje lojtar ne vecanti.”

“Do te tentoja te rrisja nivelin e klasit te skuadra e Interit. Duhet pare rol pas roli kush jane me te miret dhe ti ndjekesh me kujdes. Por nuk ka ndermend nje emer ne vecanti.”

Prisco?

“Ka qene nje personazh i pabesueshem, i paharrueshem, plot me kualitet, simpati, shpirt prej floriri.”

“Ishte nje hero lufte dhe nje avokat i madh. Ai ka fajin e madh qe me ka bindur te behesha presdent i Interit.”

A do e kishit marre Conten? 

“Nuk eshte nje pyetje e thjeshte. Per mua eshte nje teknik shume i mire, i kujdesshem per skuadren ku punon.”

“Por ka nje karakter shume te veshtire. Nuk e di nese do te kisha rezistuar kaq shume kohe, ose mbase nuk do te ishin krijuar te njejtat situata.”

“Por nuk e di, zgjedhja e tij mbetet nje zgjedhje qe do kurajo dhe qe ka rreziqet e saj.”

Vetem kampionati per Interin, cfare mendon?

“Ne futboll ka gjithmone veshtiresi, por ndonjehere eshte mire te perqendrohesh vetem ne nje kompeticion.”

Mourinho duhet te qendronte?

“Ai eshte sjelle gjithmone ne menyre teper korrekte. Ne jemi kuptuar ne menyre reciproke, e zgjidhem gjithcka te dy.”

“Ishin kohera te ndryshme dhe menyra te ndryshme. Skuadra ishte shume e forte dhe te jepte liri veprimi.”

Cfare ka me shume Interi se Juventusi?

“Shtyrjen e karakterit: deshira e madhe dhe zemra. Tranjeri eshte i forte, di te beje gjerat: nese eshte i qete dhe vertete qetesohet, ai duhet ta beje Interin te duket nje hap me lart se Juventusi per nga deshira.”

“Nese nuk fiton, do te kishte shume polemika qe nuk do i thjeshtonin aspak gjerat.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.