
Jepet Topi i Arte 2013. Handa dhe Kovacic: “Faleminderit tifoze!”
Eshte mbajtur sot mbasdite, menjehere pas seances stervitore, ceremonia e ndarjes te cmimeve per Topin e Arte Zikalter, event qe ka arritur ne edicionin e dyte. Sic njihet, cmimi i shkon lojtarit qe eshte dalluar me shume gjate sezonit te sapo mbyllur. Cmimi jepet nga FcInterNews.it, ne baze te kritereve te meposhtme: Krijohet nje klasifikim ne baze te votave te marra cdo ndeshje, dhe tifozet kane nje muaj per te votuar te preferuarin e tyre. Ne mbi 17 mije votime, ka dalluar Samir Handanovic, qe ka kryesuar me 58% te votave. Pas tij, Palacio me 37%. “Jam shume i lumtur per kete cmim – ka thene portieri zikalter ne mikrofonat e FcInterNews – sepse jane tifozet qe e japin. Ne sezonin 2011/2012 ka fituar nje sulmues, kurse tani nje portier, ka nje kuptim… Shpresoj qe vitin e ardhshem ta fitoje perseri nje sulmues, dhe do te thote qe gjerat kane shkuar me mire“
Sipas tradites, eshte dhene edhe “Cmimi Special i Redaksise“, qe jepet nga gazetaret e FcInterNews.it tek futbollisti qe eshte dalluar me shume gjate sezonit: zgjedhja ka rene mbi Mateo Kovacic, i cili ishte menjehere deciziv dhe ne maksimumin e formes, pavaresisht se ka ardhur vetem ne janar pa folur asnje fjale italisht. Nje impakt fenomenal i tiji. “Faleminderit per kete cmim – ka thene Kovacic – Shpresoj te bej nje sezon te mire dhe qe Interi te kthehet ne Champions League duke treguar nje loje te bukur. Une jam me mire, sot jam stervitur, dhe problemi po zgjidhet.”
Me poshte keni fotot e eventit, te cilat mund ti klikoni per ti zmadhuar: