Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

403 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter, ja kush eshte skuadra qe deshiron te rrembeje Barellan nga Italia

Gazzetta – Inter, ja kush eshte skuadra qe deshiron te rrembeje Barellan nga Italia
Inter Club Staff

Nicolo Barella tashme eshte kthyer ne nje objekt deshirash per shume klube italiane dhe jo vetem. 

Lojtari i ri Italian ka treguar kete sezon me Cagliarin e tij ne Serie A por edhe me komebtaren se eshte nje talent i paster dhe mund te luaje fare mire titullar edhe ne nje skuader te madhe.

Lista e klubeve qe e kerkojne ate eshte shume e gjate dhe ne Itali me ngulm deri me tani e kerkon Inter, Milan dhe Napoli me zikalterit qe sipas mediave jane shume te interesuar per te.

Por sipas lajmeve te dites se sotme, Interi nese do te doje ta bleje italianin e ri nuk do i duhet te konkuroje vetem me skuadrat italiane por ne mes esht futur nje klub i Premier League.

Ne diten e golit te tij te pare me bluzen e Kombetares Italiane te futbollit, duket se Barella ne shkallet e stadiumit ka pasur disa scout te Arsenalit qe kane ardhur vetem per ta ndjekur ate nga afer.

Me sa duket, ata po e ndjekin lojtarin me kujdes dhe deshirojne qe kete vere te bejne nje oferte te rendesishme per te duke i prishur jo pak pune Interit apo skuadrave te tjera italiane.

Sipas asaj qe shkruan ne Twitter gazetari i La Gazzetta dello Sport, Nicolo Schira, vezhguesi i Arsenalit ka qene ne triubunen e Dacia Arena per te marre shenime per paraqitjen e Barellas.

Ai sipas presidentit te Caglairit ne kete moment kushton te pakten 50 milione euro, shume e konsideruar e larte nga Interi por qe nga nje skuader e Premier League eshte me e thjesht per tu siguruar.

Keshtu Interi duhet te beje me te vertete kujdes, thote Gazzetta dello Sport ne fund te shkrimit te saj. Arsenali mund ta kete seriozisht dhe mund t’ja rrembeje zikalterve Nicolo Barellan nga Cagliari per shkak te fuqise ekonomike te Premier League.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.