Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,288 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Inter ka vendosur: ja dy lojtaret qe do te tentohet te shiten perpara fundit e merkatos

Gazzetta – Inter ka vendosur: ja dy lojtaret qe do te tentohet te shiten perpara fundit e merkatos
Inter Club Staff

Keshtu si po shkojne gjerat dhe sipas lajmeve te mediave me te rendesishme Italiane, Keita Balde duhet te gezonte tifozet e Interit por ne nje fare menyre edhe i ka friksuar pak. 

“Se mos po largohet Ivan Perisic?” – kane pyetur ata  te trembur.

Por sipas Gazzetta dello Sport, kjo as nuk konsiderohet fare si mundesi nga ana e klubit zikalter.

“Ne realitet, Ivan Perisic nuk leviz nga Interi ne kete dritare merkatoje sepse Spalletti e konsideron te paprekshem ne Interin e tij por edhe drejtuesit e Interit e konsiderojne te tille.”

“Vertete mund te mendoje dikush qe Suning dhe Interi me ne fund pasi kane krijuar nje skuader te denje per tre kompeticione do te largoje nje prej lojtareve me te mire te saj vetem pak dite perpara fundit te merkatos dhe fillimit te sezonit? Aspak. Nuk ndodh.”

“Por Interi duket se ka vendosur te shese dy lojtare nga sot deri ne fund te merkatos dhe do te behet maksimumi qe kjo te arrihet: I pari eshte Joao Mario dhe i dyti italiani Antonio Candreva.”

“Ky i fundit ne oret e fundit eshte perfolur se mund te perfundoje tek Monaco dhe mund te shkembehet me Keita Balde.”

“Portugezi ka kohe qe eshte ne merkato nga Interi, por asnje kerkese serioze nuk ka ardhur per te deri me tani edhe pse te gjithe e tregojne si nje te shitur te sigurt.”

“Surpriza ne fakt eshte prezenca e Antonio Candreves ne listen e shitjes pas lajmeve te djeshme sepse askush nuk e priste qe ai te largohej ne kete vere e per me shume ne nje shkembim me Keita Balde.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.