Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

654 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja sa do te mungoje Diego Godin per shkak demtimi: pritet te humbase edhe ndeshjen e pare te Serie A

Gazzetta – Ja sa do te mungoje Diego Godin per shkak demtimi: pritet te humbase edhe ndeshjen e pare te Serie A
Inter Club Staff

Interi humbet nje nga lojtaret me te rendesishem te saj per shkak demtimi. 

Behet fjale per Diego Godin, lojtarin e sapo ardhur nga Atletico Madrid kete vere me parameter zero i cili eshte demtuar.

Duket se eshte nje demtim serioz ai qe ka pesuar Diego Godin sepse eshte shume i ngjashem me ate qe la Keita Balde per tre muaj jashte edhe pse eshte nje demtim muskular dhe mund te ndryshoje dinamika e tij nga shume faktore.

“Kontrolle – Gjate dites se sotme jane zhvilluar vizitat mjekesore per Diego Godin ne Institutin Humanitas te Rozzanos. Per mbrojtesin zikalter ka nje demtim muskular ne kofshen e majte. Kushtet e tij do te vleresohen jave pas jave.”

Kjo ka qene komunikata e Interit qe ka bere shume tifoze zikalter te shqetesohen me te drejte sepse te gjithe e dine se sa i rendesishem eshte nje si Diego.

Por nderkohe, sipas asaj qe tregon Gazzetta dello Sport, Godin pa me te voglin dyshim do te qendroje jashte fushave te lojes per tre jave.

“Ai ka nje situate nga ato qe monitorohen jave pas jave e qe do te thote se do te duhet me shume se dy jave. Me siguri ndaj Lecces ne ndeshjen e pare ne shtepi Godin nuk do te jete.”

“Shume i veshtire nje rekuperim i tiji per ndeshjen e pare me salentinet. Ka me shume optimizem per ndeshjen e dyte ndaj Cagliarit por mbase do te ruhet dhe mund te rikthehet pas pushimit te pare te kombetareve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.