Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

784 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Toldo: “Inter Forever per te mbledhur bashke ish-lojtaret zikalter”.

Toldo: “Inter Forever per te mbledhur bashke ish-lojtaret zikalter”.
Erion Maksuti

I ftuar ne “Solo Inter” gjate mbasdites se dedikuar prezantimit te programit “Inter Forever”, ishte edhe legjenda e portes, Francesco Toldo. 42 vjecari i cili mbajti per 9 vite veshur fanelen zikalter me te cilen koleksionoi 233 prezenca dhe shenoi 1 gol, qysh prej vitit 2010 kur u terhoq nga futbolli, eshte ambasador dhe figura kryesore e Interit Campus ne te gjithe boten.

Ja si shprehet ai per projektin me te ri “Inter Forever”: ” Kjo iniciative lidhet me ish-zikaltrit te cilet Interi do mund ti bashkoje dhe do luajme ndeshje bamiresie me kte fizik qe kemi tani, si dhe do jemi ne dispozicion te klubit per fushata publicitare ne lidhje me sferen sociale. Eshte nje energji e madhe qe qe i vjen ne ndihme ksaj shoqerie te mrekullueshme.”

“Kush do jete pjese e projektit?? Shembujt i keni ketu; Bergomi, Ze Maria, Ferri, Centrofanti, Beccalossi dhe shume te tjere. Veshtiresia qendron ne faktin se shume prej tyre jane larg dhe e do jete pak e veshtire per ti bashkuar. Por fundja ky eshte qellimi, ti bashkojme. Do luajme ndaj Barcelones, Realit te Madridit,etj.  por do te njoftoheni per te gjitha keto.”

Bergomi pyetet se cfare mendimi ka presidenti Thohir per kete projekt, duke qene se presidenti Moratti i eshte bashkuar iniciatives. ” Te gjithe kane respekt per ish lojtaret qe kane mbajtur veshur kte fanelle dhe qe jane thesar per shoqerine, pra sigurisht edhe Thohir. Nje person i tille si Bergomi qe ka luajtur rreth 800 ndeshje me bluzen zikalter, eshte i lumtur te vere ne dispozicion eksperiencen e tij edhe per te rinjte.”

Ne fund Toldo shprehet se ideja fillestare ka qene e Facchettit por Moratti dhe Thohir e aprovuan kete ide dhe kjo tashme eshte nje fushe e re ne dispozicion te shoqerise zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.