Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

542 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nainggolan tek Cagliari, zbulohen te gjitha detajet e marreveshjes: ja sa do te kurseje Interi ne total

Nainggolan tek Cagliari, zbulohen te gjitha detajet e marreveshjes: ja sa do te kurseje Interi ne total
Inter Club Staff

Aventura e Nainggolan tek Interi tashme eshte mbyllur vetem pas nje sezoni te vetem. 

Mesfushori rikthehet tek Cagliari i tij, nje zgjedhje zemre per te per te rinisur perseri rrugetimin e tij dhe pershendet keshtu klubin zikalter ku nuk arriti ne asnje moment te tregonte vlerat e tij.

CAGLIARI – “Radja Nainggolan rikthehet ne qytetin i cili e bere burre. Ai rikthehet atje pas 403 ditesh si lojtar i Interit. Aventura me zhgenjyese e karrieres se tij qe ishte plot me pritshmeri por qe nuk arriti ti kapte ato asnjehere.”

“Mbase largimin nga Roma ai nuk e kaperceu asnjehere dhe per kete ndihmuan edhe demtimet (i pari erdhi qe ne vere ne nje miqesore ne grumbullimin veror te skuadres).”

“Sot Ninja zbarkon ne Cagliari: zemra perpara punes, miqte, gruaja Claudia qe tani mund te luftoje me semundjen e saj e qete sepse pikerisht atje jeton familja, pikerisht aty ka lindur dashuria e tij dhe pikerisht aty mund te kete nje Nainggolan afer.”

“Por ka qene edhe nje nder nga ana e Interit per Nainggolan pranimi i ofertes se Cagliarit duke e njohur situaten e renduar ne familje te belgut.”

Per Interin ishte nje investim prej 39,2 milione eurosh bashke me komisione: nje transferim teper i shtrenjte por qe nuk solli frutet e duhura ne skuader. Edhe pse mbase ishte pikerisht Nainggolan ai qe e dergoi Interin ne Champions me golin e tij, nenvizon Gazzetta dello Sport.

SHIFRAT – “Nainggolan largohet nga Interi ne nje huazim te thjeshte me nje rroge prej 4,5 milione eurosh qe do te paguhet nga Cagliari e gjitha. Ketu eshte hequr vetem rroga e korrikut e cila do te paguhet nga Interi.”

“Ne praktike, e njejta oferte si ajo e Fiorentines e cila ishte bere te marten dhe qe ishte pranuar nga Interi. Por ka qene Nainggolan ai qe ka frenuar gjithcka duke thene se deshiron vetem Cagliarin.”

“Dje ka qene pikerisht Ninja ai qe e ka zgjidhur kete ceshtje ne nje takim me presidentin e Cagliarit, Giulini. Dy shoqerite kishin mbyllur nje super transferim vetem dy jave me pare per Barellen, nuk ka qene e veshtire te diskutohej.”

“Interi do te perfitoje nga ky operacion vetem 8 milione euro kursim nga rroga por Cagliari nuk do te paguaje asgje per huazimin e tij, edhe pse duket e cuditshme se si nje lojtar me cilesite e Nianggolan perfundon ne nje huazim te thjeshte pa pagese. Nderkohe, Nainggolan pritet ne Sardenje per vizitat dhe firmen diten e sotme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.