Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

682 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e madh: “Inter, gati 40 milione euro per super goditjen ne krahun e majte? Ja emri.”

Gazzetta jep lajmin e madh: “Inter, gati 40 milione euro per super goditjen ne krahun e majte? Ja emri.”
Inter Club Staff

Per shkak te Covid19, edhe merkaton e ardhshme Interi do te jete e detyruar qe te beje nje merkato me kursim.

Por ne fakt kjo do te jete dicka qe do duhet ta respektojne edhe klubet e tjera, sepse te gjithe do te mbeshteten te shitjet perpara blerjeve, por edhe te kursimi.

Gjithesesi, Interi i ka idete e qarta pikerisht si ne sezonin e shkuar, kur beri nje super blerje si ajo e Hakimit edhe pse ne mes ishte pandemia.

Ashtu si tregon sot La Gazzetta dello Sport, ne fakt, prioriteti i zikalterve do te jete qe te perforcohet krahu i majte.

Ne kete moment qe po flasim, emri me i preferuar i Interit dhe i Contes luan pikerisht ne Serie A te skuadra e Atalantes.

Behet fjale per gjermanin Robin Gosens i cili po e tregon perseri se eshte nje nga lojtaret me te mire te krahut ne Itali dhe pse jo, edhe ne Europe.

“Interi ashtu si eshte ber me dije do te largoje ne te majte Kolarov dhe Young, sepse tashme ata kane nje moshe te caktuar.”

“Nderkohe, per Gosens zikalterit mund te jene te vendosur te shkojne deri ne nje oferte 40 milione euro, duke e konsideruar ate si blerjen me te rendesishme per sezonin e ardhshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.