Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

343 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e papritur: “Juve mund te prese Interin me duartrokitje ne Juventus Stadium? Dikush po thote se…”

Gazzetta jep lajmin e papritur: “Juve mund te prese Interin me duartrokitje ne Juventus Stadium? Dikush po thote se…”
Inter Club Staff

A mund te ndodhe vertete ajo qe te gjithe nuk e kane menduar, por qe do te shkruante edhe nje faqe te rendesishme historie?

Me kete pyetje e nis shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport, e cila flet keshtu per mundesine qe Interi te zbrese ne fushe ne Juventus Stadium ne mes te duartrokitjeve te skuadres se Juventusit.

Zikalterit, ne kete moment po e luajne pjesen e mbetur te Serie A si Kampione dhe Sampdoria te dielen i rezervoi nje pritje te bukur perpara ndeshjes.

Ata formuan tunelin qe krijohet per te nderuar kampionet dhe sipas idese se Ranierit, skuadra e Contes u nderua me duartrokitje.

Por a mund te ndodhe dicka e tille edhe ne Juventus Stadium? Ne Torino po e mendojne kete gje, por ka dy ane te medaljes.

“Ka nga ata qe thone se Interi e ka bere dicka te tille per Milanin ne 2007, ku nuk e kishte problem te duartrokiste kampionet e sapo shpallur te Europes.”

“Por nga Juventusi, behet me dije se Interi nuk eshte sjelle shume mire ne drejtim te tyre ne vitet e fundit.”

“Madje ka edhe dicka qe Juventusit nuk i ka pelqyer aspak: kane qene urimet pas finales se 2017 ne Champions League qe Interi i ka bere Real Madrid vetem pak sekonda pas perfundimit te finales.”

“Gjithesesi, edhe pse duket e pamendueshme, dicka e tille mund te ndodhe. Por duhet theksuar se gjasat jane shume te pakta. Tifozet e Juventusit jane kategorikisht kunder.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.