Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

251 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta jep lajmin e trishtueshem per Eriksen: “Inter dhe lojtari po presin pergjigjen e CONI: tashme asnje dyhshim qe…”

Gazzetta jep lajmin e trishtueshem per Eriksen: “Inter dhe lojtari po presin pergjigjen e CONI: tashme asnje dyhshim qe…”
Inter Club Staff

Per shkak te defribilatorit ne trup, mjeket italian nuk mund ti japin Christian Eriksen mundesine per te luajtur futboll ne nivele profesioniste ne Itali.

Kjo eshte ajo qe shkruan sot La Gazzetta dello Sport qe nder te tjera zberthen ne detaje edhe lajmin e trishtueshem te Eriksen qe do te ndahet me Interin.

“Tani po pritet vetem konfirmimi perfundimtar i CONI qe duhet te vije per klubin dhe per lojtarin brenda Krishtlindjeve.”

“Ndermjet Eriksen dhe Interit diskutimet per zgjidhjen perfundimtare te kontrates kane filluar prej kohesh pa me te voglin problem.”

“Klubi deri me tani ka shfrytezuar fondin e FIFA per te paguar 95% te pages se Eriksen duke qene se ky i fundit u demtua ne nje kompeticion te UEFAs.”

“Nderkohe, nga ana tjeter, Inter ka edhe nje siguracion ne nje kompani sigurimesh per kontraten e lojtarit qe e mbulon kartonin e tij ne bilanc.”

“Tani po diskutohet vetem exit strategy qe do te behet ne janar. Ne fillim te 2022 Christian mund te jete totalisht i lire qe te gjeje nje sistemim te ri per vete.”

“Danezi ka menduar per shume kohe perpara se te merrte nje vendim te cilin ja ka treguar miqve te tij me te afert.”

“Ai eshte mbyllur ne familjen e tij dhe ka dashur qe te jete prezent shume pak publikisht, por tashme eshte e ditur se lojtari deshiron ta provoje perseri te luaje.”

“Ne kete moment Ajax duket se nuk eshte e bindur dhe per Chris eshte e mundur qe vitin e ardhshem te rikthehet ne fushe te Odense, klubi qe i ka dhene mundesi edhe te stervitet ne Danimarke.”

“Ekzaminimet kardiake qe jane bere ne Danimarke do te perseriten here pas here. Por pas gjashte muajsh, pritet qe gjithcka te jete e qarte.”

“Sot per sot, siguria e madhe eshte largimi i tij nga Interi per te cilen po punon edhe ai por edhe klubi qe gjerat te ndahen ne menyren me te mire te mundshme.”

“Per Eriksen ne Itali me defribilatorin e inkorporuar nuk ka asnje shans te zhvillimit te sportit profesionist.”

“Eriksen per Interin eshte nje kujtim i bukur i se shkuares tashme dhe ai nuk do te mund te luaje me kurre per ngjyrat zikalter. Por te pakten e mbylli ne menyren me te mire te mundshme: si kampion i Italise.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.