Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

523 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ambrosini e pranon hapur: “Interi mund edhe te humbase me Napolin, por Milani nuk ka asnje…”

Ambrosini e pranon hapur: “Interi mund edhe te humbase me Napolin, por Milani nuk ka asnje…”
Inter Club Staff

Gjate nje interviste jo shume te gjate per Sky Sport, per Serie A dhe per Interin ka folur edhe nje legjende e Milanit.

Ai eshte Massimo Ambrosini qe ka dhene mendimin e tij per ate qe po ndodh ne kete sezon ne kampionatin italian.

Sipas tij, Interi rrezikon shume ne Napoli ku edhe mund te humbase, por ai nuk i jep shume shanse Milanit te tij.

“Skuadra e Interit ka qene e njejta qe nga fillimi e deri ne fund. Ka qene me te vertete shume lart ne pergatitje dhe ne loje.”

“Mund edhe te ndodhe per nje skuader qe te humbase ne Napoli, ndaj nje skuadre te forte si ajo e Gattusos. Mund te ndodhe.”

“Por ajo qe dua te them une eshte se Skudeton skuadres se Interit kete sezon nuk mund t’ja heqe dot askush.”

“As Milani dhe as Juventusi, te cilat jane tani shume larg. Do te jete bukur te shikojme Napoli-Inter, do te luajne me lehtesi.”

“Buzeqeshjet e Contes tregojne se ai dhe skuadra e tij e dine se jane afer por kur je kaq afer, ti do te fitosh sa me shume ndeshje qe ta fitosh sa me shpejt.”

“Prandaj, duhet pasur kujdes. Por nuk shoh asnje shans per skuadrat e tjera per te fituar Skudeton kete sezon”, tregon ish-mesfushori i Milanit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.