Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | December 16, 2018

Scroll to top

Top

497 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Kjo eshte gjendja e Brozovic, D’Ambrosio dhe Vrsaljko: ai qe shqeteson Interin eshte…

Gazzetta – Kjo eshte gjendja e Brozovic, D’Ambrosio dhe Vrsaljko: ai qe shqeteson Interin eshte…
Inter Club Staff

Interi po vazhdon te pergatitet ne Appiano Gentile ne prag te derbit te shumepritur te Milanos. 

Zikalterit po sterviten ne qendren sportive Suning me mungesa ta shumta per shkak te kombetareve, por kjo gje nuk e ka ndaluar Spallettin te nise pergatitjet per derbin ndaj Milanit.

Pikerisht per kete ceshtje shkruan sot La Gazzetta dello Sport:

“Interi po pergetitet per derbin ne Appiano, por ne shtepine zikalter shqetesojne lojtaret qe ne ditet e kaluara kane pasur probleme fizike dhe qe per kete arsye nuk jane grumbulluar as nga kombetaret respektive.”

“I pari qe shqeteson Spallettin eshte Marcelo Brozovic i cili ka humbur edhe ndeshje ne fundit ndaj Spal ne Ferrara per nje shqetesim muskular.”

“Ne prag te ndeshjes ndaj Milanit, duket se ne shtepine zikalter per “Epikun” Brozo ka optimizem por jo shume, duke qene se demtimi i tij nuk eshte nje shaka sepse perndryshe Spalletti nuk do e kishte lene kurre jashte ne nje ndeshje te rendesishme si ajo ndaj Spal.”

“Nderkohe Ausilio tha dje: «Eshte e rendesishme qe ai dhe Vrsaljko te jene ketu dhe te punojne cdo dite per tu rekuperuar. Per kete gje falenderojme Kroacine. Po D’Ambrosio? Asgje e rende, ka nje demtim te lehte ne gju. Por per derbin besoj se do e kemi.”

Keshtu, sipas Gazzetta dello Sport, ai qe shqeteson me shume ne kampin zikalter eshte Marcelo Brozovic sepse Interi nuk do te donte te hiqte dore nga nje si ai ne nje jave ferri si ajo ku do te gjeje perballe Milanin e pastaj Barcelonen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.