Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

300 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere ndez alarmin e forte: “Zhang, Kina dhe Suning: cfare e ardhme e pret Interit? Behet me dije se…”

Corriere ndez alarmin e forte: “Zhang, Kina dhe Suning: cfare e ardhme e pret Interit? Behet me dije se…”
Inter Club Staff

Lajmi per shitjen nga ana e familjes Zhang te 20-25% te aksioneve te Suning.com, dhe qe ka sjelle edhe nje pezullim te aksioneve ne burse, ka alarmuar tifozet e Interit.

Duke pare se Alibaba ka tashme 20% te Suning, kontrolli i Zhang keshtu do te zbriste te 15-20% ne total, me te gjithe paketen ne treg keshtu.

Me pak fjale, pronaret aktual te Interit nuk do te kishin me kontrollin e kompanise se tyre nese kjo gje do te ndodhe.

Veshtiresite evidente ekonomike kane shtyre grupin qe te shese nje pjese te madhe te dyqaneve e keshtu me radhe.

Nderkohe, flitet edhe per nje marreveshje te rendesishme me nje kompani te mbeshtetur nga vete qeveria kineze.

Ashtu si kujton Corriere dello Sport, Interi nuk ben pjese nderkohe ne ato pasuri qe kontrollohen nga Suning.com, por ne ate te kasafortes se familjes, pra ne Suning Holdings Group.

“Fc Internazionale ne fakt eshte e kontrolluar (68,05%) nga kutia luksemburgeze Great Horizon, qe kontrollohet 100% nga Suning Culture International (me seli ne Hing Kong) dhe qe kontrollohet 100% nga Suning Culture Investment Management (seli ne Kine) – konfirmon Corriere dello Sport.”

“Duket me te vertete si nje loje kutiash (pikerisht, kineze, keshtu punojne). Por e fundit kuti, ajo me e rendesishmja, eshte pikerisht Suning Holdings Group, te cilen familja Zhang ka 100% te aksioneve.”

“Pra, nuk po flasim per Suning.com, qe eshte dicka tjeter, dhe diferenca nuk eshte teknikisht e paket, sepse nese Interi do te bente pjese te kjo e fundit, do te kishte nje pronar te ri keshtu.”

“Ndryshe nga sa eshe folur dje, nuk ka lidhje aspak se cfare ndodh me Suning.com me Interin, kjo duhet theksuar.”

“Ne terma praktike, cfare do te sillte nderkohe nje shitje e tille per Interin? Nese do te vazhdohet te mendohet se Interi eshte nje “aset qe nuk shkon pershtat me idete e biznesit” per grupin kinez, sipas Corriere dello Sport, do te nxitohet qe klubi te shitet.”

“Por ne kete rast, ne pole position do te ishte pikerisht Bc Partners, protagoniste edhe e nje due diligence ne javet e shkuara.”

“Duke pare ekulibrat e rinj, gjithcka te ben te mendosh se familja Zhang deshiron te mbylle sa me shpejt kete ceshtje pavarsisht se oferta e pare eshte konsideruar si jo adapte (750 milione euro).”

Por e perditshmja italiane nderkohe nuk perjashton edhe skenare te tjere, si per shembull, futjen ne skene te nje bleresi qe deri me tani ka qendruar ne hije dhe me lidhje te forta ne Qeverine Kineze.

“Varet nese do te prevaloje deshira per te mbyllur gjithcka shpejt apo deshira per te bere biznes.”

“Ne rastin e kesaj te fundit, atehere Interi do te rrinte ne pronesi te Suning, dhe atyre do i mjaftonte nje hua prej 100-150 milione eurosh, gje qe Steven Zhang po mundohet ta siguroje nga Bain Capital Credit. Gjithesesi, priten te reja ne oret ne vazhdim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.