Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

821 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ninja-Dembele, ja sa vite perpara lind shoqeria e tyre: Nje histori e denje per tu treguar!

Gazzetta – Ninja-Dembele, ja sa vite perpara lind shoqeria e tyre: Nje histori e denje per tu treguar!
Inter Club Staff

“Gjithcka ka nisur ne rruget e Anversa. Aty ku varferia, pasuria, feja, emigracioni, racizmi dhe endrrat perzihen bashke fale topit”.

Keshtu e fillon shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport dhe flet per nje mundesi reale e cila shikon Mousa Dembele dhe Radja Nainggolan tek Interi dhe e nis shkrimin e saj qe heret ne kohe, nga rrenjet e nje shoqerie te hershme.

E perditshmja italiane vazhdon:

“Mousa luante ne nje piace te distriktit Deurne, jo larg aeroportit: mamaja Tillu, piktore me origjine te larget fiamminge, nuk ishte e lumtur qe ai te luante rrugeve dhe per ta mbajtur ne shtepi kishte arritur ti krijonte nje ‘zone futbolli’ brenda ne verande.”

“Radja, bashke me motren e tin Ranja, u zbulua ne mes te pallateve ne zonen e Linkeroever, lagja me e varfer e komplet qytetit port ne Belgjike. E ato ndeshje qe luheshin shpesh edhe pa porta ai i kujton keshtu: “Nese nuk ke pasur asgje dhe deshiron gjithcka, duhet te besh gjithcka per per te pasur dicka.”

“Babai eshte indonezian per njerin, ndersa babai i tjetrit malian, Radja dhe Mousa jane rritur me disa kilometra largesi nga njeri tjetri.”

“Radja eshte i datelindjes 1988, ka pasur nje femijeri teper te veshtire. Babai Marianus e la familjen kur ai dhe Rania ishin thjesht femije: i mbytur me borxhe per shkak te bixhozit, u kthye ne Indonezi. I takoi gjithcka mamase Lizy, e vdekur prej nje semundjeje te rende ne 2010, te bente gjithcka per ta (ne fakt bente tre pune) qe te mbante jashte telasheve Radjan e vogel.”

“Mousa, ditelindja e 1987, djali i Tilly dhe Yaya i cili ne vitet 70 erdhi ne Europe nga Mali dhe ne fund arriti te krijonte nje biznes te import-eksportit, pati me shume fat. Kjo ishte merite edhe e nenes Maria, pinoere e futbollit femeror ne Belgjike qe e ka ndjekur ne karrieren e tij ngado si tifozja e tij numer nje.”

Image result for dembele nainggolan

“Rrugent e Radja dhe Mousa jane kryqezuar tek Germinal-Beerschot, klub qe sot ka falemintuar por qe ka nxjere ne pah edhe talente te tjera te Belgjikes se sotme: Vermaelen, Vertonghen, Alderweireld. E pikerisht ne ate klub ka lindur nje shoqeri e vertete dhe jo e zakonshme ndermjet Radja Nainggolan dhe Mousa Dembele, qe tani tek Interi mund te ritakohen vertete. Njeri mund te sjelli tjetrin dhe e anasjellta.”

“Nainggolan flet qe tani si zikalter por shume shpejt mund ta beje edhe Dembele…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.