Gazzetta: “Pezullohet arbitri i Roma-Milan: ja arsyeja. Me sa duket ai do te paguaje faktin se i dha Milanit…”
Pezullim per Fabio Maresca, arbitrin e ndeshjes Roma-Milan: ky eshte vendimi me i fundit i Rocchit, drejtorit te arbitrave te Serie A.
Por cfare ka ndodhur? Sipas La Gazzetta dello Sport, Maresca ka paguar shtrenjte penalltine e dhene per Milanin dhe jo vetem.
“Drejtuesve te arbitrave ne Itali nuk i ka pelqyer aspak ndeshja ne Olimpico e arbitrit te ndeshjes, Maresca.”
“Kjo ka qene nje ndeshje me shume kartona te verdhe (plot 10 te tille, nje rekord qe barazohet vetem nga Lazio-Inter qe pati nje sherr te madh ne fushe.”
“Por jo vetem kaq: kontakti Kjaer-Pellegrini ne zone ne minutat shtese, kartoni i dyte i verdhe per Theo Hernandez, penalltia e dhene me aq lehtesi per Milanin.”
“Te gjitha keto kane qene problemet qe arbitri ka pasur ne fushen e lojes dhe qe kane prishur totalisht ekuilibrat ne fushen e lojes.”
“Me pak fjale, kane filluar te merren denimet e para per arbitrat dhe ka filluar lufta kunder protagonizmit te tyre”, perfundon shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport
Por mund te jete shume vone. Kjo nuk eshte hera e pare qe Maresca merr vendime te tilla ne fushe. Nderkohe, Milani tashme ka dy pike me shume nga sa duhet te kishte dhe Interi ndaj Juventusit mori dy pike me pak nga sa duhet te merte…
Jane detaje qe bejne diferencen. Gjithesesi, urimi nga te gjithe tifozet e Serie A eshte qe ne te ardhmen te mos kete ‘gabime te tilla’. Ndryshe, gjithcka te ben te mendosh per keq.