Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

433 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Thohir-Moratti, takim brenda te dieles. Eshte e sigurt 75%?

Gazzetta – Thohir-Moratti, takim brenda te dieles. Eshte e sigurt 75%?
Xhorxh Gellci

Tani ekziston siguria qe kjo fundjave qe po vjen mund te jete shume e rendesishme, jo vetem per tratativen Moratti-Thohir, por edhe per historine e Interit.

Sipas Gazzetta dello Sport, brenda te dieles, do te ndodhe takimi koke me koke mes Morattit dhe Thohir, pas kontaktit te pare te 25 majit te shkuar. Me shume mundesi, Thohir do te takoje skuadren gjate turneut ne Shtetet e Bashkuara. Udhetim qe do te mbyllet me miqesoren e 10 gushtit kunder Real Madrid. Event qe sipas Gazzettes e ka vendosur stafi i manjatit indonezian.

Te gjitha rruget dhe zbulimet e gazetareve te shpien ne nje drejtim te vetem: Thohir do te bleje 75% te Interit. Por Gazzetta dello Sport, akoma nuk e hedh poshte nje blerje te 30-40% te aksioneve ne fillim dhe brenda nje viti blerjen e pjeses tjeter. Kjo eshte mundesi me pak e mundur, por akoma ne loje. Ne kete rast, Interi do te pesonte nje ndryshim gradual dhe Moratti mund te menaxhonte fazen e tranzicionit si president, ne nje skenar qe do te sherbente per ta bere me te bute zbritjen e Thohir ne nje sistem futbollistik dhe ekonomik te panjohur per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.