Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

737 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon cdo gje: “Ja formacioni anti-Milan i ‘zgjedhur’ nga Conte: asnje dyshim edhe per Eriksen!”

Gazzetta zbulon cdo gje: “Ja formacioni anti-Milan i ‘zgjedhur’ nga Conte: asnje dyshim edhe per Eriksen!”
Inter Club Staff

-3 nga derbi i Milanos: Interi i Antonio Contes do te perballet me Milanin e Stefano Piolit, qe eshte me pike te plota ne kampionat.

Ata nuk kane humbur asnje ndeshje qe pas lock-down ne Serie A dhe kjo i ben akoma me te veshtire per tu mundur.

Per teknikun zikalter nderkohe, ashtu si kujton La Gazzetta dello Sport, kesaj radhe formacioni eshte i vendosur sepse eshte totalisht i detyruar edhe nga kriza Covid19.

“Conte i ka njerezit e numeruar: Nainggolan, Skriniar, Gagliardini, Bastoni, Radu dhe Young kane dale pozitiv me virus.”

“Shpresohet te mos kete asnje rast tjeter, sepse do te ishte nje vetvrasje per Interin. Nderkohe, tre lojtaret qe do te luajne prapa jane te sigurt: D’Ambrosio, De Vrij dhe Kolarov.”

“Ne mesin e fushes nga minuta e pare Brozovic, Vidal dhe Barella. E sigurt qe Eriksen e nis kete ndeshje nga pankina duke qene se Conte do alternativa ne stol.”

“Me pas, edhe Perisic do te jete ne krahun e majte nga minuta e pare dhe Hakimi nga krahu i djathte.”

“Per sa i perket sulmit, asnje dyshim edhe ketu: Lukaku dhe Lautaro Martinez. Alexis Sanchez perseri nga stoli.”

“Ne shtepine e Milanit nderkohe ka disa rekuperime te rendesishme: Pioli prite te gjeje nga minuta e pare Bennacer dhe Kessie, me Tonalin gati nga stoli.”

“Rikthehet nga minuta e pare Romagnoli. Lojtaret e krahut do te jene Calabria dhe Theo Hernandez. Rebic perseri jashte.”

“Po prapa Ibres? Saelemaekers, Calhanoglu dhe Leao. Edhe keta shihen si te sigurt.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.