Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

323 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Conte dhe klubi nuk kane qene aspak dakord qe te shtyhej Inter-Sassuolo: kjo sepse…”

Gazzetta zbulon: “Conte dhe klubi nuk kane qene aspak dakord qe te shtyhej Inter-Sassuolo: kjo sepse…”
Inter Club Staff

Nga Torino-Inter ne 14 mars deri te Bologna-Inter ne daten 3 prill do te kalojne plot 20 dite te plota.

Nje periudhe kaq e gjate ben qe Antonio Conte te kete nje detyre shume te veshtire qe te menaxhoje skuadren dhe te mos humbase entuziazmin e 8 fitoreve radhazi ne kampionat.

Pas shtyrjes se ndeshjes ndaj Sassuolos, tmerri i Covid19 eshte shfaqur perseri nga anet e Appiano Gentiles dhe skuadra eshte shume e prekur.

Keshtu, tekniku ka filluar te punoje mbi skuadren dhe te beje psikologun me ta qe ne kete moment, duke pare momentin e veshtire.

La Gazzetta dello Sport shpjegon se si kane ndryshuar planet e Antonio Contes pas shtyrjes se ndeshjes me Sassuolon.

“Tekniku i Interit do i jepte te gjithe lojtareve tre dite pushime te plota per te qendruar ne shtepi prane familjareve pas ndeshjes me Sassuolon.”

“Por duket se kater pozitivet ne skuadren e pare kane bere qe lojtaret te qendrojne ne shtepi dhe te sterviten atje.”

“Ata mund te bejne ushtrime me trupin, mund te perdorin begla elastike dhe mund te bejne cyclette.”

“Ne linje teorike, duke marre parasysh qe nga tamponet e radhes te mos kete asnje surprize negative, Interi rikthehet qe te stervitet te henen ne dreke.”

“Por te pakten fillimisht Conte mund te vendose qe te zhvilloje disa stervitje individuale si fillim e me pas gjithcka do te varet nga ceshtja e kombetareve.”

“Nje tjeter rrezik lidhet me kalendarin per Interin, sidomos ne muajin prill.

“Me shtyrjen e ndeshjes me Sassuolon (e mundshme qe Liga e Serie A ta zyrtarizoje brenda te martes daten e re), Interi i Contes do te perballet me nje muaj prill me dy ndeshje ne mesjave.”

“Njeri eshte i vendosur prej kohesh tashme, sepse ne daten 21 prill te gjitha skuadrat do te luajne ne mesjave.”

“Keshtu, do te jete logjike qe Interi gjate atij muaji te beje me shume turnover se sa ishte imagjinuar ne fillim. Conte dhe Interi nuk do e kishin dashur ne asnje moment te shtyhej ndeshja me Sassuolon sepse ajo luhej ne nje moment perfekt, pavarsisht mungesave, por Instituti i Shendetit Publik te Milanos ka prishur cdo plan te mundshem nga frika e perhapjes me tej te virusit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.