Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

351 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Conte: “Mos e zini fare me goje Dzekon: e gjitha qe kerkoni ju eshte te krijoni tek Interi nje…”

Conte: “Mos e zini fare me goje Dzekon: e gjitha qe kerkoni ju eshte te krijoni tek Interi nje…”
Inter Club Staff

Antonio Conte ka folur per mediat ne konferencen per shtyp diten e sotme ne prag te ndeshjes se neserme Inter-Benevento.

Keto kane qene fjalet e teknikut zikalter:

Benevento eshte skuadra zbulim e ketij kampionati. Do te jete nje ndeshje e ndryshme nga ajo e para?

“Me siguri Benevento po ben shume mire. Jam i lumtur per Pippon qe po tregohet nje tranjer i mire ne Serie A, jam teper i lumtur per te.”

“Per te ka nisur nje raund i dyte kampionati qe mund te peshoje per te gjithe. Ne kete pjese te dyte te kampionatit do te kete me shume kujdes per te gjitha skuadrat.”

Merkato eshte e hapur, duhet te bej nje pyetje per Dzeko. A eshte ai lojtari qe i mungon Interit per te luftuar per kampionat?

“Une nuk i kam kerkuar asgje klubit. Une kam thene gjithmone se keto jane lojtaret qe kam dhe lojtaret qe do te kem deri ne fund te kampionatit.”

“Por me pelqen fakti se cdo here duket sikur levizjet jane kaprico te miat.”

“Kete vit une nuk kam ndikuar aspak ne blerjet qe jane bere. Per Dzeko nuk flas sepse eshte nje lojtar i Romes, kam respekt per te dhe mbi te gjitha per lojtaret e mi.”

“Situata eshte e qarte, lojtaret do te jene keto deri ne fund me perjashtim te ndonje rasti nese ka ndonje lojtar qe do te largohet.”

“Nese do te jene kushtet, mund te paguhen parate qe do duhen dhe do mund te largohen, ndryshe nuk shoh ndonje ndryshim.”

“Eshte e kote te flasim per gjera pa baza qe te ngreme tym dhe destabilizim.”

“Ne duhet te punojme ne heshtje. Duhet te pranojme te gjithe situatat qe na dalin perpara. Nuk e shoh te drejte qe te kete situat qe minojne perqendrimin e skuadres. Une jam i pari qe nuk i dua keto shperqendrime.”

“Nuk dua ta zini fare ne goje nje lojtar tjeter qe nuk eshte tek Interi. Disa nga ju tentojne te krijojne destabilitet ne skuadren tone.”

Jeni skuadra qe shenon me shume por nuk i shfrytezoni te gjitha rastet qe ju dalin. Kur te arrini ta beni kete do te jete nje Inter tjeter?

“E vetmja gje qe mund te bejme eshte te punojme. Te punojme qe keto raste te humbura te kthehen ne gola.”

“Por te punojme edhe te pasimi i fundit. Krijojme shume cdo ndeshje dhe shpesh here portieret kundershtare jane me te miret e lojes kunder nesh.”

“Ne duhet te jemi me te vendosur. Mund dhe duhet te permiresohemi.”

E konfirmoni qe do te luhet te premten ne Firenze apo shpreson qe ndeshja te shtyhet per te shtunen?

“Sinqerisht eshte nje pyetje qe duhet t’ja beni klubit. Nuk shoh ndonje motiv per te mos e shtyre ndeshjen te shtunen.”

“Eriksen ne goditjet e lira mund te jete nje arme me shume per tu shfryetezuar?

“Ne regby ka lojtare ne pankine qe futen vetem per goditjet e denimit (qesh). Pertej kesaj, Christian eshte e vertete qe mund te na jape dicka te madhe nga ky aspekt por nga ai pres te na jape akoma me shume dhe ne loje e siper.”

“Me siguri eshte nje arme me shume. Pasi them kete, presim gjera me faktike gjate ndeshjeve. Nje lojtar nuk mund te luaje dot vetem per te gjuajtur goditje denimi.”

Sanchez ne qender te merkatos. Mund ta ndjeje situaten me shume se te tjeret?

“Sanchez sot eshte nje lojtar i Interit, duhet te perqendrohet per neve dhe te jete ne dispozicon si gjithe te tjeret.”

Neser me Fiorentinen ti nuk do te jesh. Skuadra mund ta ndjeje mungesen? Do te kishe preferuar qe Interi ta kishte ankimuar vendimin?

“Une i kam kerkuar klubit qe te mos beje ankimim. Situatat duhen pranuar, nese kane vendosur keshtu eshte e drejte qe Interi dhe une te pranojme.”

“E drejte apo e gabuar kjo gje. Djemte pas nje viti e gjysem, e dine cfare duhet te bejne. Kemi pergatitur ndeshjen dje, do vazhdojme edhe sot. Kam nje staf shume te pergatitur qe do te me zevendesoje ne menyren em te mire te mundshme.”

Vecino eshte rikthyer dhe ka vene edhe minuta ne kembe. Sensi si ndihet?

“Jemi dakort per Vecinon qe mund te luaje edhe ne ndeshje tani, ishte e veshtire qe te organizonim per te nje miqesore tjeter ne Appiano.”

“Uroj te rikthehet ne 100% te formes sa me pare. Edhe Stefano po punon, po kalibrojme te miren e atij ne radhe te pare.”

Ka ardhur edhe vendimi i gjykates sportive per Lukaku-Ibrahimovic. Mendon e do te kete edhe nje mase tjeter?

“Nuk e di dhe nuk me intereson nese Prokuroria do te vazhdoje edhe me tej. Romelu kishte nje karton te verdhe dhe prandaj nuk do luaje ne ndeshjen e pare.”

Ne krahasim me viti ne kaluar a ka ndryshuar menyra si Interi luan ndeshjet direkte? Keni mundur Napolin, Juventusin dhe Milanin.

“Sjellja jone duhet te jete e njejte, edhe pse ndonjehere neve na del ajo qe kemi ne mendje dhe ndonjehere jo.”

“Eshte e paevitueshme qe ne nje kampionat te ekulibruar, takimet direkte jane thelbesore, por ne te njejten kohe edhe ndeshjet me skuadrat mesatare dhe te vogla duhet ti fitosh.”

“Cdo ndeshje kete vit i vlen tre piket. Vitin e shkuar nuk e kemi mundur Juvnetusin, por Napolin, Milan apo Lazio po.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.